Duka: Më 25 qershor, Basha Kryeministër

Aleati në koalicion, Agron Duka, i parashtroi dje një kërkesë Lulzim Bashës si Kryeministër pas 25 qershorit. Në mitingun përmbyllës në Durrës, kreu i PAA kërkoi rishikimin e ndarjes territoriale. “Realizimi i vetëm i qeverisjes së kaluar është moskalimi me semafor të kuq. Rama mburret kudo që gjatë qeverisjes sime kam arritur të mos kalojnë me semafor të kuq. Për zonat rurale, gjatë kësaj periudhe që kam lëvizur kam parë probleme të jetës së përditshme, kanalizime të papastruara, infrastrukturë, ujë dhe drita. I bëj thirrje Kryeministrit të ardhshëm Basha të rishohim ndarjen territoriale. Nuk ka pse paguan banori i Ibizës për rrugë se Gjushi do të bëjë betonin në Durrës, nuk ka pse paguan Shetaj dhe të rrijë pa ujë sepse Gjushi do të bëjë betonin në Durrës. Ju ftoj të votoni numrin 6, PD dhe Kryeministrin me vizion perëndimor dhe një moshë optimale për t’i dhënë vendit, Lulzim Basha”, tha Duka.