Banega pranë rikthimit te Sevilla

Ever Banega është gjithnjë e më pranë rikthimit te Sevilla. Mesfushori argjentinas do t’i japë fund aventurës së tij tek Interi pas vetëm 1 sezoni për t’u bërë sërish pjesë e skuadrës andaluziane. Banega adhurohet nga tifozët e Sevillas dhe për të bërë të mundur rikthimin e tij, drejtuesit e klubit nga Ramon Sanchez Pizjuan, do të derdhin në arkat e Interit rreth 13 milionë euro.