Kërcënimi: Po nuk votove për PS-në do të pushohesh nga puna

Frika e humbjes së zgjedhjeve më 25 qershor ka tërbuar zyrtarët e PS dhe administratën e Ramës. Për çdo ditë drejtorët kërcënojnë punonjësit që të votojnë për Partinë Socialiste se në të kundërt do të pushohen nga puna. Ditën e djeshme, shefja e Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Kolonjë ka kërcënuar me largim nga puna shefen e Financës në këtë institucion nëse nuk voton për PS-në. Bëhet e ditur se, shefja e Financës Kristina Stoja ka bërë denoncim në polici, duke deklaruar se është dhunuar barbarisht në ambientet e poliklinikës nga shefja e personelit Dorina Tallo, 32 vjeçe.
Sipas saj, autorja e ka kërcënuar 55-vjeçaren me largim nga puna nëse ajo nuk votonte për PS-në, ndërsa e ka dhunuar fizikisht, duke i shkaktuar shenja në fytyrë dhe i ka thyer syzet optike. Mësohet se 55-vjeçarja është simpatizante e LSI-së. Policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë, duke proceduar penalisht në gjendje të lirë, 30-vjeçaren Tallo.
Mësohet se pas denoncimit të rastit, ka nisur procedimi penal për veprën penale: “Dëmtime të tjera me dashje”. Referuar dëshmisë të së dhunuarës në polici, 32-vjeçarja Stoja akuzohet se ka dhunuar fizikisht, duke i shkaktuar shenja dhune në fytyrë e duke i thyer syzet optike punonjëses 55-vjeçare.
E dhunuara Kristina Stoja me detyrë shefe Finance është dhunuar në ambientet e poliklinikës nga shefja e personelit, Dorina Tallo, 32 vjeç. Autorja e ka kërcënuar 55-vjeçaren me largim nga puna, nëse ajo nuk votonte PS-në, ndërsa e ka dhunuar fizikisht duke i shkaktuar shenja në fytyrë dhe i ka thyer syzet optike. Policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë.
Në njoftimin e policisë thuhet se, Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kolonjë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases D.T, 30 vjeçe, banuese në Ersekë (me detyrë shefe e Burimeve Njerëzore pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik Ersekë).
Procedimi ndaj saj filloi pas kallëzimit të bërë më datë 21.06.2017, nga shtetasja K.S, 55 vjeçe, banuese  në Ersekë, me detyrë shefe Finance pranë kësaj Drejtorie, e cila ka deklaruar se shtetasja D.T, në  ambjentet e Poliklinikës të qytetit të Ersekës, për motive të dobëta, e ka fyer dhe goditur në fytyrë këtë të fundit. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.