Vetëm birbot gëzojnë duke sharë dhe mashtruar!

Sali BERISHA

Edi Rama dhe Lal plehu inauguruan mbrëmë një segment të bulevardit të ri të Tiranës. Ata gëzuan dhe festuan ngjarjen duke sharë si ordinerë drejtuesit e Bashkisë dhe qeverisë së mëparshme. Me këtë akt apo sjellje prej birboje ata donin të mbulonin me sharje faktin se bulevardi i ri nuk ishte projekt i tyre, se Edi Rama 11 vjet në bashki nuk u kujtua kurrë për projektimin dhe ndërtimin e tij. E vërteta që nuk mund të mbulohet me asnjë sharje, shpifje, trillim apo gënjeshtër është kjo:
Projekti për këtë Bulevard u bë nga njëra prej studiove më të njohura në botë, Grimshaw Architects, e cila fitoi në mes të 7 studiove ndërkombëtare që morën pjesë në konkursin e shpallur nga Bashkia e Tiranës në mars të vitit 2012
-financimi i Bulevardit u sigurua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha në maj të vitit 2013.
Në 7 shtator 2013 u inaugurua fillimi i punimeve nga kompania fituese e tenderit për bulevardin dhe sistemimin e lumit të Tiranës “Copri Construcsion Enterprise LLW”, e cila hapi 800 metrat e para të trasesë dhe nisi punimet për ndërtimin e parkingut nëntokësor (shikoni fotot).
Kjo e tërboi Edi Ramën dhe një akt të mirëfilltë banditesk e në kundërshtim flagrant me ligjet, ndërpreu disbursimin e fondeve nga Thesari i Shtetit dhe bllokoi punimet për dy vite.
Për dijeni të qytetarëve të gjitha projektet e mëdha transformuese të Tiranës pa përjashtim të gjitha: Bulevardi i Ri, Sistemi i Lumit të Tiranës, Stacioni Multimodal, Unaza e Re, Sheshi “Avni Rustemi” janë projekte të Bashkisë të drejtuar nga Lulzim Basha dhe qeverisë së mëparëshme. Asnjëri prej tyre nuk lidhet me asgjë me Edi Ramën që qeverisi 11 vjet Tiranën as dhe me qeverinë socialiste.
Kurse për Lal plehun këto projekte janë trashëgimi nga paraardhësi i tij. Me Edi Ramën dhe Lal Plehun lidhet vetëm bllokimi në mes i bulevardit të kryeqytetit me sheshin e shëmtirës të rrasave të gurit, të konfliktit të interesit dhe kullave të oligarkisë që ka një si vëlla në Phenian. Këtu më poshtë keni disa të dhëna në të plota për këtë çështje.
Bulevardin i Ri ka një gjatësi prej 1.7 km, nga Stacioni i Trenit deri në Paskuqan.
Në fazën e parë të punimeve që nis nga Stacioni i Trenit përfshihet edhe një parkim i madh nëntokësor. Përgjatë bulevardit është parashikuar kalimi i linjës së tramit, që do të lidhë terminalin multimodal të pasagjerëve me Sheshin “Nënë Tereza”. Në bulevardin e ri të Tiranës do të ndërtohet Pallati i Drejtësisë, godina e re e Bashkisë dhe institucione të tjera publike, qendra biznesi etj.
Projekti përveç se dyfishon gjatësinë e bulevardit kryesor të Tiranës, do të krijojë një rrugë për një qasje të re të madhe, për shtimin e hapësirave të gjelbërta në qytet, duke u bërë në këtë mënyrë projekti më i rëndësishëm në Tiranë në 80 vitet e fundit.
Zbatimi i këtij projekti do të mundësojë:
* Krijimin e vendeve të reja të punës gjatë zbatimit të projektit
* Zhvillimi ekonomik i zonës
* Vlerësimi i pronës
* Rritja e kapaciteteve të komunitetit për të aksesuar financime të ndryshme
* Rritja e të ardhurave nga taksat nga zhvillimi i projekteve të reja përgjatë këtij korridori
Studioja arkitekturore e kontraktuar për hartimin e master planit të kësaj zone ka dorëzuar në datën 30 mars 2013, projektin final të zbatimit të bulevardit verior dhe lumit të Tiranës. Ajo është përzgjedhur nëpërmjet një konkursi me juri ndërkombëtare, ku morën pjesë 7 nga studiot më prestigjioze të planifikimit urban dhe arkitekturës dhe ku u përzgjodh fituese studioja britanike “Grimshaw Architects”.
Firma që do të ndërtojë bulevardin e ri të Tiranës është “Copri Construcsion Enterprise LLW”
Me 9 mars u shpall konkursi ndërkombëtar për projektin e bulevardit të ri ku morën pjesë 7 studio prestigjioze ndërkombëtare. Në 16 maj 2012 u shpall studioja fituese e projektit të bulevardit të ri. Unë kam qenë kritik në mjaft çështje, por kjo është fakt:

http://www.panorama.com.al/bulevardi-dhe-lumi-i-tiranes-so…/
Fondet për financimin e projektit u siguruan nga adaministrata e Bashkisë Basha në maj të 2013:
http://www.panorama.com.al/bulevardi-i-ri-sigurohen-50-mil…/
Më 7 shtator 2013 nisen punimet për ndërtimin e bulevardit të ri:
https://www.youtube.com/ëatch?v=hylBUDqXFpw
http://m.oranews.tv/…/nis-ndërtimi-i-bulevardit-të-tiranës…/
Inspektimet në terren kanë qenë të vazhdueshme dhe të mediatizuara:

Pas 2013 qeveria bllokoi për 2 vjet punimet e bulevardit me INUK dhe me bllokimin nga ministri i Financave të financimit. Kallëzimi penal për këtë rast është ende sot pa një vendim nga Prokuroria.
http://www.dailymotion.com/video/x32k7ë2
Inspektim punimesh
http://m.oranews.tv/…/basha-inspekton-punimet-e-bulevardit…/