Sevilla kërkon përforcime

Skuadra e Sevillas po kërkon përforcime cilësore për fazën sulmuese, pasi kërkon të jetë protagoniste sezonin e ardhshëm në La Liga dhe në Champions League. Objektiv kryesor i andaluzianëve është Nolito, aktualisht pjesë e Manchester City-t. Paga mbetet problem në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, pasi Sevilla e ka të pamundur t’i ofrojë shumën që përfiton te City.
Ka fituar dy Champions League me Realin dhe një titull në Primera Division, por nuk e ndjen veten në lartësinë e duhur për të qenë titullar në kombëtaren e Brazilit. Bëhet fjalë për Danilon, i cili e pranon se nuk e ka merituar vendin e titullarit te “Selecaon” edhe pse me Los Blancos është aktivizuar në 41 ndeshje për dy sezone në Primera Division. 25-vjeçari theksoi gjithashtu se është me fat që stërvitet nga një trajner i madh si Zinedine Zidane.