Incidenti në Detin Baltik

Një aeroplan luftarak rus dhe një aeroplan vëzhgues amerikan kanë fluturuar rrezikshëm afër njëri-tjetrit këtë javë mbi Detin Baltik, gjatë një ballafaqimi, të cilin ushtria e Shteteve të Bashkuara e konsideroi “jo të sigurt”.
Aeroplani rus e ka interceptuar aeroplanin amerikan të spiunimit, të tipit RC-135, pardje, derisa fluturonte në hapërisën ndërkombëtare, ka thënë një zëdhënëse e Pentagonit.
Sipas saj, aeroplani amerikan nuk ka bërë asgjë që do të mund e provokonte sjelljen ruse.
Kjo zëdhënëse nuk i ka konfirmuar raportet në mediat amerikane se të dy aeroplanët ishin afër në 1.5 metër larg njëri-tjetrit.
Ky ballafaqim, që ka ndodhur 40 kilometra nga rajoni i Kaliningradit, është konsideruar “jo i sigurt” për shkak se pilotët rusë kishin “kontroll të dobët të aeroplanit dhe shkallë të lartë të shpejtësisë përmbyllëse”, kumtoi ushtria amerikane.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë e ka kontestuar përshkrimin amerikan, duke thënë se aeroplani i Shteteve të Bashkuara bëri lëvizje “provokuese” kah aeroplani luftarak rus i tipit, Su-27.
Gjatë muajve të fundit kanë ndodhur disa incidente të këtilla ndërmjet aeroplanëve luftarakë amerikanë dhe rusë.