Benitez do Aboubakar te Newcastle

Rafa Benitez dëshiron të ketë shërbimet Vincent Aboubakar te Newcastle United. Qymyrxhinjtë të saporikthyer në Premier League janë në kërkim të elementëve cilësorë për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri. Një nga objektivat e trajnerit spanjoll është pikërisht sulmuesi kamerunas, i cili është në pronësi të Portos, por sezonin e fundit u aktivizua në formë huazimi te Besiktasi në Turqi. Portugezët për ta lënë të lirë lojtarin duan minimalisht 10 milionë euro.