Morata kushton 90 milionë euro

Sipas të përditshmes sportive madrilene “Marca”, Real Madrid nuk ngutet që ta shesë Alvaro Moratën në mënyrë që të presë një ofertë të mirë. Por, Los Blancos u kanë bërë me dije klubeve të interesuara se reprezentuesi i Spanjës do të shitet vetëm për 90 milionë euro dhe për asnjë çmim tjetër. Morata dëshiron të largohet nga Real Madridi pasi nuk po aktivizohet rregullisht nga trajneri Zinedin Zidan. Në garë për ta transferuar ish-sulmuesin e Juventusit janë Chelsea, Manchester United dhe AC Milan.
Mesfushori kroat, Mateo Kovaçiç mund të ndahet me Real Madridin gjatë kësaj vere, edhe pse ka kontratë me klubin deri në vitin 2021. Sipas “Diario Gol”, ish-anëtari i Interit dhe Dinamo Zagrebit mund të transferohet në Premierligë gjatë kësaj vere. “Diario Gol” shkruan se Arsenali dhe Tottenham janë shumë të interesuara për reprezentuesin e Kroacisë. Por, përveç klubeve të Premierligës, Kovaçiç kërkohet edhe në Serie A nga Roma, Milan dhe Inter.