Danilo të mbetet në Real Madrid

Zinedine Zidane dëshiron që Danilo të mbetet në Real Madrid. Mbrojtësi brazilian, Danilo ka qenë shpesh i kritikuar nga tifozët e Real Madridit për paraqitjet që ka bërë me fanellën e Los Blancos. Por, braziliani me lojën e treguar e ka bindur trajnerin e ekipit mbretëror, Zinedine Zidane. Madje, ky i fundi dëshiron që Danilo të mbetet në Real Madrid, shkruan “Marca”.
Kurse, thuhet se Zidane i ka dhënë edhe një mundësi ish-mbrojtësit të Portos, që të largohet nga Real Madridi nëse dëshiron të gjejë një skuadër ku mund të luajë më shumë. Danilo, i cili u transferua në Real Madrid nga Porto në vitin 2015, ka kontratë me Los Blancës deri në verën e vitit 2021.