Suso kërkohet nga Roma

Sipas mediave spanjolle, Roma është shumë e interesuar të firmosë me Suso. Më konkretisht, prestigjiozja “AS” shkruan se drejtori sportiv i verdhekuqve, Monchi ka mbetur i impresionuar nga lojtari i Milanit. Kërkesa e kuqezinjve është rreth 20 milionë euro, shifër që ekipi kryeqytetas është gati ta paguajë, duke kaluar edhe konkurrencën e Napolit.