Diego Falcinelli te Sampdoria

Në pritje të zyrtarizimit të Patrick Schick te Juventusi, Sampdoria ka nisur punën për gjetjen e pasuesit të tij. Bëhet fjalë për Diego Falcinelli, që është aktivizuar në radhët e Crotones, por kartoni i të cilit zotërohet nga Sassuolo. Sulmuesi 25-vjeçar ka zhvilluar një sezon pozitiv dhe ka rënë në sy të drejtuesve të klubit dorian.