Ballina Bota & Rajoni Banorët e Londrës në ferrin e flakëve

Banorët e Londrës në ferrin e flakëve

Drejtuesja e qendrës së zjarrfikësve londinezë, Dany Cotton thotë se nuk ka parë gjatë 29 viteve të fundit një zjarr të tillë. “Unë jam shumë e pikëlluar që më duhet të konfirmoj se ka pasur një numër të madh viktimash”, tha Cotton. “Unë nuk mundem të konfirmoj me saktësi numrin tani për shkak të madhësisë dhe kompleksitetit të kësaj ndërtese”. Ajo tha se zjarri ka filluar nga kati i dytë, por se zjarrfikësit nuk e dinë ende shkakun e zjarrit.
Të paktën 50 persona janë dërguar nëpër spitalet rreth Londrës, sipas informacioneve të urgjencës. Gjashtë vetë kanë humbur jetën. Forcat e rendit siguruan ndërtesën nga frika se ajo mund të bjerë.
Dëshmitarët e rastit thonë se kanë dëgjuar thirrje nga ndërtesa dhe kanë parë njerëz në dritare. Në ndërtesë ka rreth 120 apartamente. Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan e përshkruan rastin si një “incident të madh”. Autoritetet tani po ofrojnë një linjë telefonike për të ribashkuar familjet që janë ndarë gjatë incidentit.

Exit mobile version