10 vite nga vizita e Bush, Basha: Si kryeministër do forcoj lidhjet me SHBA

Më 10 qershor 2007, në Shqipëri erdhi për vizitë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush. Në vizitën historike të një presidenti amerikan, Bush do të jepte dy prej lajmeve më të rëndësishme për shqiptarët, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe pavarësinë e Kosovës. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke kujtuar këtë datë, shkruan se kombi shqiptar i është përjetë mirënjohës SHBA-ve. “Kombi ynë i është përjetë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Si kryeministër i Republikës së re unë do ta forcoj edhe më shumë bashkëpunimin dhe aleancën strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Trump”, tha Basha.