500 studentë të masterit me status të veçantë në Fakultetin Ekonomik kanë firmosur një peticion drejtuar Kryeministrit Rama dhe ministres së Arsimit, Mirela Karabina ku kërkojnë mbështetjen nga qeveria për përgjysmimin e tarifës së studimeve. Këta studentë që janë fëmijë të prindërve invalidë, fëmijë me status jetim, romë dhe egjiptianë, vitet e mëparshme akademike janë mbështetur nga qeveria në bazë të vendimit 269 në masën 50% të pagesës, por për këtë vit janë përjashtuar nga kjo politikë sociale. Në shkresën e firmosur nga ata kërkohet reagimi i institucioneve për të gjetur zgjidhjen e problematikës që do t’i ndihmonte ata të vijonin studimet e nivelit të dytë.