Doshi thirret në Prokurori për fshehjen e 23 milionë eurove

DOSHI NE KESHILLIN E MENDATEVE - Deputeti Tom Doshi, duke hyre ne mbledhjen e Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ne Kuvend, ku eshte diskutuar rreth kerkeses se Prokurorise se Pergjithshme per ti dhene autorizim per ndjekje penale ndaj dy deputeteve, Tom Doshi dhe Mark Frroku./r/n/r/nDOSHI IN COUNCIL OF MANDATES - Lawmaker Tom Doshi, before the meeting of the Council for the Regulation, Mandates and Immunity in the Parliament.

Deputeti i Shkodrës, Tom Doshi u paraqit dje në Prokurori pas hetimit të nisur ndaj tij për “fshehje të pasurisë”. Tom Doshit iu komunikua akuza për “deklarim të rremë të pasurisë” dhe i është dorëzuar dosja prej 10 mijë faqesh, ku është detajuar akuza për fshehje të pasurisë. Pas daljes nga Prokuroria, Doshi tha se, iu komunikua akuza për “deklarim të rremë të pasurisë”. Ai e cilëson të qëllimshme këtë lëvizje, e cila sipas tij, bëhet vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit dhe për t’i prishur punë. Hetimet nisën pas kallëzimit të ILDKPI, i cili akuzonte Tom Doshin për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë. Doshi akuzohet për fshehjen e 23 milionë eurove pasuri.

Hetimet

Hetimet ndaj deputetit të Shkodrës, Tom Doshi kanë nisur që në maj të vitit 2015. Kallëzimi penal ndaj Doshit për veprat penale të fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave është dorëzuar në Prokurori nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Sipas dosjes së dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme, deputeti i Shkodrës nuk ka mundur të justifikojë një pasuri prej 14 milionë eurosh, ndërsa 9 milionë euro i ka siguruar nga kontrata fiktive e transferta bankare të dyshimta.
Në padinë e institucionit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, thuhet se, 9 milionë euro të tjera, Doshi i ka siguruar nga aktivitete të dyshimta si kontrata fiktive pasurish, transferta bankare të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash, brenda dhe jashtë vendit. “Nga kontrolli për këtë periudhë rezultuan fshehje të pasurive, deklarime të rreme për pasuritë në shumën rreth 14.000.000 euro, kontrata fiktive pasurish, transferta bankare të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare, si dhe dyshime për pastrim parash, brenda dhe jashtë vendit, në shumën rreth 9.000.000 euro”, thuhet në kallëzimin e ILDKPKI-së.
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive sqaroi se, pasuria e Tom Doshit është kontrolluar që nga viti 2005 deri në vitin 2013. Për këtë periudhë kohore, inspektorët kanë gjetur shkelje të rënda, të cilat sipas njoftimit të bërë, duhet të ishin konstatuar gjatë kontrolleve të mëparshme. Inspektorët e çështjes kanë evidentuar shkelje të ligjeve dhe konflikte interesi dhe kanë propozuar zgjidhjet sipas ligjit.

Kontrolli, në vitin 2005

ILDKPI ka qenë ndër vite në dijeni të këtyre shumave, por asnjëherë nuk i ka bërë publike. Inspektorati ka dërguar kallëzimin penal në Prokurorinë e Përgjithshme, ku kërkon që hetimet paraprake të kryera prej tij të shtrihen më tej “për të zbuluar nëse ka shkelje të tjera”.
“ILDKPKI bën me dije se deputeti Tom Doshi është kontrolluar nga viti 2005 deri më 2013-n disa herë, por, edhe pse në kontrollet e kaluara inspektorët e çështjes kanë evidentuar shkelje të ligjeve dhe konflikte interesi dhe kanë propozuar zgjidhjet sipas ligjit, drejtuesit e ILDKPKI-së i kanë mbajtur ato të fshehura, pa i dërguar dosjet në Prokurori, ashtu siç përcaktohet në ligjet bazë”, vijon njoftimi. Inspektorati i Deklarimit të Pasurive që ka dërguar kallëzimin penal në Prokurorinë e Përgjithshme për disa vepra penale ndaj deputetit Tom Doshi, insiston se “hetimet paraprake të shtrihen më tej, me qëllim për të zbuluar nëse ndodhemi edhe para veprave të tjera penale”, thuhet në padinë e ILDKPI.
Gjithashtu, ILDKPKI akuzon paraardhësit e tij se edhe pse këto shkelje janë vërejtur edhe nga vitet e kaluara janë mbajtur të fshehura, duke mos i dërguar dosjet në Prokurori. Kallëzim pritet të ketë edhe për ata punonjës që i kanë mbajtur të fshehura shkeljet, duke mos i dërguar dosjet në Prokurori.