Kryebashkiakja e Prrenjasit punëson 15 vetë nga fisi në Bashki

Kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit mban rekord për punësimet e familjarëve të saj dhe të fisit në Bashki. Janë plot 15 familjarë të saj që janë punësuar në Bashki nga Miranda. CityNews ka bërë një investigim të thjeshtë, pasi ka siguruar nga Thesari listën e pagesave të punonjësve të Bashkisë Prrenjas, dhe ka mbledhur informacion për stafin e këtij institucioni dhe emërimet e bëra në Bashkinë e Prrenjasit nga kryetarja Miranda Rira, përfaqësuesja e LSI zgjedhur në 2015.
Nga të dhënat rezulton se, emërimet nepotike fillojnë nga fëmijët e dajës, fëmijët e tezes, mbesat, kushërirat, djali i hallës, kunatat, djali i krushkut etj.
Më poshtë, po sjellim listën nepotike me 15 emërimet skandaloze të Miranda Rirës, të cilat fillojnë që nga menaxher sporti, administrator, drejtor rrugësh, punonjës të thjeshtë, specialistë, inspektorë, etj.
Bashkia e Prrenjasit mund të quhet pa asnjë dyshim: “Një shans për të gjithë fisin e kryetares”.
Emërimet nepotike nuk tregojnë gjë tjetër, veçse faktin se një kryebashkiake e LSI e ka kuptuar më mirë se të gjithë sloganin nga “Një shans për të gjithë” në “Një shans për fisin”.
Shikoni listën e mëposhtme dhe bëni vlerësimin për kryebashkiaken e Prrenjasit, Miranda Rira.
Inspektor finance, Dashurie Çollaku, vajza e dajës.
Specialist i emergjencave civile, Bergin Karaj, djali i  dajës.
Specialist i emergjencave civile, Ervin Balla, djali i tezes.
Specialist për problemet e dhunës në familje dhe barazisë gjinore, Mirela Dashi, mbesa, vajza e motrës.
Inspektor për mbrojtjen e konsumatorit, Nasibe Kanani, kushërira e Mirandës.
Specialist Shërbimesh, Ilmi Karaj, djali i dajës.
Hidraulik, Kosta Feçi, Kunati i drejtorit të Shërbimeve.
Shofer, Mili Vasku, nipi, djali i motrës.
Roje shkolle, Enver Alla, djali i tezes.
Punonjës, Servete Rira, kunata e Mirandës.
Punonjës, Irfan Bogdani, djali i hallës.
Drejtori  i rrugëve, Xhemal Facja, krushku i Mirandës.
Administrator, Ilir Balla, djali i tezes.
Punonjës Mirëmbajtje, Redi Çollaku, kunati i administratorit të Rrajcës.
Menaxher i Sportit, Ardit Facja, djali i krushkut.