Inter ofron Banegan dhe para për yllin e PSG

Interi është duke e kërkuar me ngulm yllin e PSG, Angel di Maria. Raportohet se Interi është i gatshëm ta ofrojë Ever Banegan plus para për t’i siguruar shërbimet e Di Marias. Unai Emery, trajneri aktual i PSG, ka punuar me Banegan në kohën kur të dy ishin pjesë e Sevillas.
“Tuttosport” raporton se PSG e vlerëson Di Marian 50 milionë euro. Por, më e rëndësishmja në gjithë këtë mund të jetë paga e lojtarit, i cili momentalisht paguhet plot 9 milionë euro në sezon te PSG. 29-vjeçari u transferua në kampionatin francez në vitin 2015. Ai ka luajtur për Real Madrid dhe Manchester United. Ai ka kontratë me PSG deri në vitin 2019.