Atletico, lëvizje surprizë për Keita

Keita Balde drejt Atletico Madrid. Sulmuesi i Lazios ka një kontratë me ekipin bardhekaltër që skadon në qershor të 2018 dhe biseda për rinovimin e marrëveshjes deri në këto momente nuk ka pasur. I konfirmuar tashmë si një protagonist absolut gjatë merkatos së verës, falë 16 golave të realizuar në 31 paraqitje, në skenë janë shfaqur dhe kandidatët e parë, të cilët kanë shfaqur interes për të pasur në dispozicion shërbimet e 22-vjeçarit. Milani dhe Juventus në Itali, ndërsa nga Spanja, Seviglia dhe Atletico Madrid.
Me këta të fundit, menaxheri i futbollistit ka pasur edhe një takim në ambjentet e klubit, moment që nuk i ka shpëtuar dot syrit vëzhgues të gazetarëve spanjollë, të cilët kanë arritur të shkrepin edhe një foto. Është trajneri i Colchoneros, Diego Simeone, ai që e kërkon me ngulm transferimin e Keita Balde, një gjë të tillë e dëshironte ta realizonte edhe sezonin e kaluar, por në fund nuk ja doli dot. Sidoqoftë, tratativa ka një pengesë, vendimi i Gjykatës së Tas-it së bashku me FIFA-n, ia ndalon zhvillimin  merkatos Atleticos së Madridit, për shkak se ka thyer rregullat në lidhje me transferimin e futbollistëve nën moshë. Vendim që nuk i shqetëson Colchoneros, pasi janë besim plotë, se ky ndëshkim do të hiqet.