Sam Allardyce jep dorëheqjen

Pasi arriti të siguronte mbijetesën e skuadrës në Premier League, Sam Allardyce dha dorëheqjen nga drejtimi i Crystal Palace. Lajmin e bëri të ditur vet trajneri anglez, i cili zbuloi se i ka komunikuar presidentit të klubit, Steve Parish, vendimin e tij për t’u larguar nga stoli i skuadrës. 62-vjeçari u shpreh se për momentin, dëshira e tij është të kalojë më shumë kohë me familjen, pa pasur presionin e punës. Allardyce theksoi se ky është momenti i duhur për të dhe se nuk po kërkon punë të re.