Nuk mund të vazhdojmë kështu

“The Telegraph”

Si mundet një njeri të shkëputet kaq larg nga kodi moral sa të sulmojë një turmë fëmijësh që po festojnë në një koncert?
Përgjigjja është po aq e thjeshtë sa edhe e tmerrshme. Kemi të bëjmë me një sulm ekstremist islamik. Këta terroristë janë një armik që nuk ngurrojnë të lidhin eksplozivë rreth fëmijëve të tyre, janë një armik që rrëmbejnë fëmijët e pakicave etnike dhe u premtojnë parajsën nëse kryejnë shpërthime vetëvrasëse. Çfarë na bën të mendojmë se do të ndaleshin përballë fëmijëve tanë?
Armiku që po luftojmë ka një emër: islamizëm. Dhe jo, nuk ka të bëjë me islamin.
Kemi të bëjmë me një armik që adhuron vdekjen aq sa ne adhurojmë jetën. Është një armik me të cilin ne nuk mund të negociojmë apo të bëjmë kompromis. Nuk ka asnjë bazë të përbashkët për t’u gjetur me një armik kaq të fiksuar me një ideologji që është krejtësisht e paimagjinueshme për mënyrën tonë të jetesës.
Nëse mendoni se duhet bomba apo dronë për ta radikalizuar një individ dhe për ta udhëhequr që të kryejë një sulm kundër të pafajshmëve, e keni gabim. Një fund i shkurtër, një krah i ekspozuar ose një fije floku e zbuluar është mëse e mjaftueshme për të mbjellë zemërimin e tyre vdekjeprurës mbi ne.
Ata i therin vajzat e tyre sepse shkojnë në shkollë. Ata i vrasin ato pse kërcejnë në rrugë. Ata shkatërrojnë me acid fytyrat e vajzave të tyre sepse bien në dashuri me njeriun e gabuar. Ata i qëllojnë me vdekje nëse përdhunohen sepse kështu dëmtojnë nderin e familjes.
Pikërisht për shkak të kësaj ideologjie helmuese që rrjedh nëpër venat e tyre, sot ne duhet të mbledhim trupat e fëmijëve tanë në zemër të Mançesterit.
Njerëzit do të përdorin hashtag-e dhe do të ndryshojnë fotografitë e tyre të profilit për të shprehur solidaritet me viktimat e një krimi kaq të neveritshëm dhe të papërshkrueshëm sa i ka lënë të gjithë pa fjalë.
Por fjalët kanë rëndësi. Dhe duhet ta mendojmë dy herë nëse jemi vërtet të kënaqur me serinë e fjalimeve banale, që pa dyshim, do të rifillojë të thuhen sërish, ashtu si pas çdo sulmi terrorist.
Na thuhet vazhdimisht të mos kemi frikë. Na thuhet të mos biem pre e zemërimit. Na thuhet të qëndrojmë të bashkuar. Islami është një feja e paqes. Terrorizmi nuk ka fe.
Por sot kemi prindër të dëshpëruar që po përpiqen të vihen në kontakt me fëmijët e tyre dhe që luten të jenë gjallë. Le të ndalojmë për një moment. Nuk jemi në një situatë normale.
Duhet të kemi frikë. Dhe po, duhet të zemërohemi. Dhe sigurisht, ne meritojmë më shumë se fjalime boshe solidariteti.
Është një ideologji që nuk po e importojmë më nga vende të largëta. Ajo tashmë ka zënë rrënjë në vendet tona. Është predikuar në xhamitë dhe shkollat islame. Është përhapur nga predikuesit famëkeq të urrejtjes që paguajnë taksa në vendet tona për të luftuar për të “drejtën” e tyre sublime: Të mbjellin vdekje për jobesimtarët.
Një makinë që vërshon mes kalimtarëve apo një sulmues që ther të pafajshëm në tokën evropiane mezi merr vëmendjen e gazetave për dy orë.
Por këtë herë një terrorist hodhi veten në erë në mes të një turme fëmijësh të vegjël, në mes të fëmijëve tani, që do të duhet t’i përcjellim për në një morg, duke i prerë në mes të ardhmen e tyre e ndritshme. Nuk mund të vazhdojmë kështu. Tani u mbush kupa!