Ballina Aktualitet Kandidatja e PS në Delvinë, nëna e një të dënuari për drogë...

Kandidatja e PS në Delvinë, nëna e një të dënuari për drogë e plagosje

Rama ka kandiduar për deputete në Delvinë nënën e një të dënuari për drogë dhe plagosje. Denoncimi është bërë nga një qytetar nga Delvina, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se, aq sa mund të ndahet tymi nga bloza, mund të ndahet Rama nga droga! “Qytetari dixhital denoncon emërimin nga Edi Rama të ndrikull Kotolloshit, kandidate për deputete në Delvinë. Lexoni mesazhin e tij”, shkruan Berisha.
“Përshëndetje doktor, kryeministri nuk ndahet dot kurrë nga krimi dhe droga. Kështu, për të fyer Delvinën, deputetja që përfaqëson PS-në në Delvinë quhet Suela Kotolloshi, djali i saj ka rënë në burg për plagosje me dashje dhe trafik droge, Xhuljo Kotolloshi. Ç’ndryshim ka Suela nga Luiza Xhuvani? Flm, qytetari dixhital. Fitore, fitore”.

Exit mobile version