Finalja e Championsit, Juventus gjen një “aleat” të ri

Antoine Griezmann shndërrohet në aleatin e Juventusit në finalen e Champions League. Sulmuesi francez nuk e fshehu se, në finalen e Kardifit, ai do të mbështesë pikërisht “Zonjën e vjetër”, për të cilën përpara pak kohe shfaqi edhe admirimin e tij. Në një intervistë për median spanjolle, Griezmann theksoi se shpreson që të jetë Juventusi, fituesi i Ligës së Kampioneve, dhe se Gianluigi Buffon meriton të fitojë “Topin e Artë”, një deklaratë kjo që nuk do t’u pëlqejë shumë Realit të Madridit e Cristiano Ronaldos.
Së fundmi është folur shumë për mundësinë e transferimit të Cavanit te “Los Colchoneros” dhe për Griezmann, kjo do të ishte lëvizja e duhur në merkato. Sipas tij, Cavani përfaqëson më së miri karakteristikat e Atletico Madrid, pasi bën gjithçka në fushën e lojës për të marrë në zotërim topin.