Dirk Kajt largohet nga futbolli i luajtur

Dirk Kajt ka lajmëruar dje se i ka dhënë fund futbollit të luajtur, pas një karriere të suksesshme që e ka parë të arrijë në majat e futbollit botëror me fanellën e Fejenordit, Liverpulit, si dhe të përfaqësueses së Holandës.
Sulmuesi i ka dhënë lamtumirën fushës së blertë në mënyrën më të mirë të mundshme, si legjendë, vetëm tre ditë pasi i dorëzoi klubit të Fejnordit titullin kampion që i mungonte që nga viti 1999.
Kajt ishte kthyer te ky klub në vitin 2015 dhe kishte premtuar asokohe se do ta shpallte përsëri kampion. Ai e plotësoi këtë premtim në fundjavë, kur shënoi tri golat për skuadrën e tij që i dhanë suksesin 3-1 Fejnordit ndaj Herakles dhe i dorëzuan trofeun e kampionit.