Flamengo, rinovon Vinicius Juniors

Talenti më i fundit i futbollit brazilian, Vinicius Juniors ka hedhur firmën në kontratën e re me Flamengon duke u bërë 16-vjeçari me klauzolën më të lartë të largimit, plot 45 mln euro. Një lëvizje e tillë është më shumë një truk që klubi të përfitojë më shumë pasi ka një akord paraprak me Real Madridin për ta shitur sulmuesin në korrik të 2018 kur dhe ai të mbushë 18 vjeç. Klauzola e mëparshme e Vinicius ishte 30 mln euro, shumë që ishte gati ta paguante Barcelona, por tashmë është Real Madridi favorit për ta blerë për 45 mln euro.