River Plate fiton klasiken e Argjentinës

Boca-River është ndoshta derbi më i ndier dhe më i urryer në planet dhe këtë  e vërtetoi edhe këtë herë. Klasikja argjentinase mes dy skuadrave të “Buenos Aires” u luajt në “Bombonera”, ku bardhekuqtë e River late dominuan në çdo aspekt, duke arritur një fitore të madhe me rezultatin 3-1. Si zakonisht, koreografia spektakolare në stadiuin historik të Boca-s tërhoqi vëmendjen më të madhe në fillim të duelit, ku River Plate u hakmorr për atë humbje 4-2. Ishin Martinez, Alario e Driussi, ata që siguruan një sukses të rëndësishëm për skuadrën e “Milionerëve”. Një fitore që rihap gjithashtu edhe betejën për titullin kampion, kur duhen edhe 6 javë nga fundi i sezonit në Kampionatin argjentinas.