Reali dhe Barcelona me fitore identike

Reali i Madridit dhe Barcelona kanë marrë fitore identike në ndeshjet e javës së 37 në La Liga. Dy skuadrat regjistruan fitore fotokopje, me shifrat 4-1 dhe mbeten në kuotë të barabartë pikësh, 87 të tilla në krye të La Ligas spanjolle. Tashmë diferencën në garën për titull, mund ta bëjë ndeshja e prapambetur e Los Blancos ndaj Celta Vigo, që do të luhet këtë mesjavë.
“Galaktikët” kaluan pengesën më të vështirë të ngelur në rrugën e tyre drejt titullit kampion, teksa mposhtën në shtëpi Seviljan me rezultatin 4-1. Naço shënoi golin e parë në minutën e 10, ndërsa Ronaldo dyfishoi shifrat në të 23-ën. Jovetiç ngushtoi diferencën në minutën e 49, por Ronaldo në të 78-ën dhe Kros në të 83-ën vulosën fitoren e Realit.
Skuadra e Zidane shkatërroi në “Bernabeu” Sevilla-n, me polemikat për golin e avantazhit me Nacho-n në të 10-ën që nuk munguan. Një rrjetë që gjithsesi parashikohet në rregullore. Cristiano Ronaldo dyfishoi shifrat në minutën e 23-të për Realin, ndërsa Jovetiç në startin e pjesës së dytë krijoi iluzionin se Sevilla mund të rihapte lojën. Për të shuar shpresat e miqve mendoi Cristiano Ronaldo me një gol fantastik me të majtën, ndërsa goli i katërt i madrilenëve mban firmën e Toni Kroos.
Fitore e lehtë për Barcelonën në “Estadio de Gran Canaria” të Las Palmasit, me Neymar që zhbllokoi ndeshjen i shërbyer nga Luis Suarez në të 25-ën. Pak çaste më pas, ishte radha e sulmuesit uruguajan të shënonte, pas një aksioni perfekt të katalanëve.
Barcelona fitoi në transfertë ndaj Las Palmasit 1-4, duke vazhduar të shpresojë në një gabim të rivalëve madrilenë. Nejmar dhe Suarez shënuan dy golat e parë në minutat 25 dhe 27. Në të 63-ën Bigas ngushtoi diferencën, por dy gola të tjerë të Nejmarit në të 67-ën dhe 71-ën vulosën fitoren. Las Palmas shkurtoi diferencën me Biggas, por Neymar realizoi dy gola të tjerë në harkun e katër minutave, duke mbyllur çdo diskutim.
Atletico e Madridit u frenua në barazim 1-1 në fushën e Betis Sevilla-s, rezultat që gjithsesi i mjafton për të siguruar vendin në fazën e grupeve të Champions. Saul Niguez në minutën e 66-të, iu përgjigj golit të vendasve me Ceballos, ndërsa skuadra e Simeone-s e mbyll kampionatin në vendin e tretë. Deportivo La Coruna barazoi pa gola në fushën e Villarreal, duke marrë pikën që i mjafton për të mbijetuar në elitë. Në anën tjetër, Villarreali mbetet në garën për një vend në Europa League.