City, Zabaleta largohet pas 9 vitesh

Pablo Zabaleta do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit, siç konfirmon vetë klubi në komunikatën zyrtare për shtyp. Kontrata e argjentinasit, i cili vesh që prej vitit 2008 fanellën e Citizens, skadon me mbylljen e sezonit aktual. Gjithsesi Man. City nuk mendon t’i rinovojë marrëveshjen 32-vjeçarit, që do të përfundojë kështu aventurën 9-vjeçare në “Etihad”. Për mbrojtësin ka disa kërkesa të ndryshme, duke nisur që nga West Ham.