Kryetari i PD, Basha ka falenderuar shqiptarët për bashkimin e madh në protestën e djeshme. Pas protestës madhështore të mbyllur qetësisht ashtu siç ishte lajmëruar nga opozita, kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë një tjetër mesazh. Duke shpërndarë pamje nga protesta e djeshme, Basha shkruan se shqiptarët i treguan botës së kanë zgjedhur lirinë e demokracinë. “Shqiptarët e bashkuar i treguan gjithë botës se kanë zgjedhur lirinë, demokracinë dhe vlerat europiane. Qindra mijëra qytetarë treguan, sot, se zgjedhjet e lira janë kauza e një populli të tërë”.
Të Fundit
Liverpool vendos për të ardhmen e Shaqirit
Sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpool në verë, teksa tashmë edhe klubi ka marrë vendimin për lojtarin.Drejtuesit i kanë vendosur çmimin...