Rama në panik ja mbath sërish drejt Italisë

Edi Rama ka gjetur sërish një preteks për të mos qenë jo vetëm në zyrë, por madje as në Shqipëri, ditën kur do të zhvillohet protesta e opozitës. Këtë herë ka gjetur si preteks një bienale që zhvillohet në Venecia, ku prezanton diçka Anri Sala, artisiti i tij i preferuar që kujdeset për ekspozitat e tij të kushtueshme nëpër botë. Anri Sala veç artist është dhe djali i një prej themeluesve të Fondacionit Sorros në Shqipëri. Vetë kryeministri, është kujdesur që të marrë pjesë në këtë bienale, me vizatimet e zyrës. Një medie afër qeverisë, i kish kushtuar një faqe të tërë gazete hapësirë, duke u munduar të na e paraqesë si diçka tepër të rëndësishme. Në fakt është vetëm një aktivitet aq i zakonshëm sa vetë Edi Rama kur ishte ministër kulture dhe kryetar bashkie e organizonte nga dy herë në vit. Të gjithë e dinë se, në  bienalet e këtij lloji marrin pjesë kryesisht artistë anonimë. Por e vërteta është krejt ndryshe. Kryeministrin, e zë paniku gjithmonë nga protestat e opozitës, megjithëse ajo ka deklaruar se ajo do të jetë paqësore, madje kreu i opozitës ka deklaruar se do të jetë atje bashkë me fëmijët e tij. Por sërish Rama ikën, siç iku më 18 shkurt, siç ka ikur dhe në protestat e mëparshme. Me sa shihet kryeministri ynë që mburret se po bën shtet, në vetvete e di se shtetin që ai po pretendon e ka prej letre. Po t’i shtosh këtu dhe frikën që ka nga çdo lloj revolte, atëherë e ka parë të udhës të mos jetë fare në Shqipëri, por të marrë pjesë në atë bienalen “shumë të rëndësishme”.