Hysaj: Zanetti më frymëzon, Napoli për titull

NAPLES, ITALY - FEBRUARY 25: Elseid Hysaj of Napoli in action during the UEFA Europa League Round of 32 second leg match between SSC Napoli and Villarreal FC on February 25, 2016 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Napoli kërkon me çdo kusht vendin e dytë dhe beson verbërisht te ky objektiv. Për këtë garanton mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj në prag të transfertës së Torinos, duke theksuar se ekipi i Mihajloviç mbetet një kundërshtar i vështirë, por shton se Napoli i tij synon të largohet me 3 pikë nga “Olimpico”.
“Po përmirësohemi shumë në çdo aspekt. Kur zbresim në fushë përpiqemi të dëfrehemi sa më shumë dhe të praktikojmë ato që na mëson trajneri. Duhet të fitojmë në Torino dhe të presim për të mësuar se si do të mbarojë ndeshja Roma-Juventus. Torino është një skuadër e madhe, por ne do të jemi të përqendruar dhe do të japim 100% në fushën e lojës”.
Në vijim të intervistës, mbrojtësi kuqezi pasi analizon sezonin e Napolit, zbulon edhe idhullin e tij, duke theksuar se ka një objektiv.
“Javier Zanetti më frymëzon. E kam vlerësuar gjithmonë si lojtar dhe si profesionist. Sulmuesi më i fortë për t’u markuar? Më të mirët i kemi ne, Mertens është një lojtar më i mirë se Belotti. Gjatë fazës së dytë kemi bërë një kampionat më të mirë se Juventusi dhe jemi të bindur se sezonin e ardhshëm mund të japim më shumë. Në këto dy vite jam rritur shumë sepse Empoli me Napolin ndryshon. Luaj për një skuadër të madhe dhe mendoj se kemi tifozët më të ngrohtë në botë. Shpresoj të vazhdoj të rritem për të fituar diçka me këtë skuadër, ndoshta që sezonin e ardhshëm”.