Ballina Politikë Duma: Protesta do të jetë paqësore

Duma: Protesta do të jetë paqësore

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma, tha dje gjatë një interviste se manifestimi i sotëm do të jetë paqësor dhe nuk ka si qëllim krijimin e destabilitetit në vend. Sipas saj, sakrifica e opozitës nuk ka qëllim marrjen e pushtetit me anë të forcës apo në tavolinë, por përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. “Në rastin tim në tre protestat e fundit, nuk jam përgënjeshtruar, por kanë qenë për t’u pasur zili për nga pikëpamja e pjesëmarrjes. Opozita ka treguar që sakrifica nuk ka të bëjë me marrjen e pushtetit, por me një sakrificë reale që janë zgjedhjet e lira. Ne po kërkojmë zgjedhje, në kuptimin e plotë të fjalës së saj. Ato vijnë me alternativë e rregulla loje. Jemi sot në ditën e 80 e ca për të treguar që nuk e bëjmë për pushtet, që nga demokrati i thjeshtë, që duam të shkojmë me rregulla zgjedhjeje. Asnjë s’po i jep llogari njerëzve për premtimet e pambajtura. Duhet të mbajnë përgjegjësi. Ky vend është pa rregulla loje. Ju siguroj një gjë, provën për këtë e kemi dhënë faktike. Nuk ka askush që të thotë se ka pasur ndonjë element të prishur nga protestat gjigante të PD-së. Turmat janë të pakontrollueshme. Por opozita duhet lavdëruar për menaxhimin e agresivitetit të turmës. Kemi arritur të menaxhojmë revoltën e njerëzve të pashpresë. Si brenda dhe jashtë çadrës, kemi bërë që njerëzit t’i thonë aty problemet, të shfryjnë. Ndërhyrja e pasuksesshme e europianëve, Duma: Nuk ka asnjë të huaj që nuk e kupton lëvizjen e një partie dhe lëvizjen popullore, siç do jetë kjo e 13 majit. Nëse ndërkombëtarët do bënin detyrën e opozitës, Shqipëria do ishte në një situatë tjetër”, tha Sekretarja e PD.

Exit mobile version