Ish-Kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, publikon denoncimin e një oficeri të policisë, i cili tregon se ministri Xhafaj dhe drejtori i Policisë, Çako kanë filluar të inspektojnë tunelet e fshehta të diktaturës me qëllim që të kenë një vend nga të ikin. Sipas oficerit, nga informacionet e policisë parashikohet një pjesëmarrje prej 500 mijë personash. Më poshtë, postimi i Berishës. “Qeveria mbush poturet! Rama ikën nga Tirana! Xhafa dhe ministrat e tjerë pastrojnë tunelet sekrete të ministrive për arratisje, policia me postblloqe përpiqet të ndalojë vërshimin e uraganit popullor drejt Tiranës! Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhital. Sb “Zoti Berisha, jam oficer policie po ju njoftoj për panikun e madh që ka mbërthyer qeverinë në prag të protestës. Policia e Shtetit ka filluar operacionin “Bolla e Zezë”. Kanë marrë një furgon me letra, medemek të zbulojmë elementët kriminal që do të marrin pjesë në protestë!!! Jo për gjë, po këta armikun e klasës e sajojnë sa hap e mbyll sytë. Gjithashtu janë tmerruar i kanë mbushur brekët pa filluar protesta, këta parashikojnë mbi gjysëm milioni njerëz, vet Xhafa dhe Çako po kontrollojnë të gjitha daljet e fshehta, tunelet e ministrive nga do t’ja mbathin, se këta janë me dy fytyra ndryshe thonë dhe ndryshe veprojnë, s’kanë turp j’u ka plasur cipa”.
Të Fundit
Skandal korrupsioni me rindërtimin në Vorë, urdhërohet shembja e pallatit të...
Banorët takojnë Flamur Nokën: Në 25 Prill merr fund qeveria e mafies së ndërtimitSkandali me prishjen e banesave të padëmtuara nga tërmeti më Vorë...