Benitez qëndron te Newcastle

Rafael Benitez do të vazhdojë të qëndrojë në krye të Newcastle edhe sezonin e ardhshëm, me “The Magpies” që do të luajnë në Premier League. Klubi bëri të ditur se takimi mes drejtuesve dhe trajnerit ishte pozitiv dhe konstruktiv.
Drejtori i skuadrës, Mike Ashley deklaroi se spanjolli do të ketë në dispozicion të gjithë shumën që klubi përfitoi nga ngjitja në Premier League dhe çdo të ardhur nga shitja e lojtarëve për të rindërtuar skuadrën për sezonin e ri. Newcastle këtë sezon fitoi Championship duke qëndruar vetëm një vit në “purgatorin” e Kategorisë së Dytë.