Arbitrat e finaleve të Europa League e Champions League

Caktohen arbitrat e finaleve Europiane. Gjyqtari që do të drejtojë finalen e Europa League mes Manchester United dhe Ajax për edicionin 2016-2017 do të jetë slloveni Damir Skomina. Takimi mes këtyre dy skuadrave do të luhet më 24 maj në Stohkolm të Suedisë. Skomina gjatë këtij edicioni të Europa League nuk ka drejtuar asnjë takim, pasi ka qenë i angazhuar  në Champions League. Përgjatë këtij viti, slloveni ka arbitruar dy takime në eliminatoret e botërorit “Rusi 2018”. Perfomanca e 40-vjeçarit është vlerësuar nga drejtuesit e UEFA-s, të cilët kanë vendosur t’ia bësojnë atij këtë finale Europiane. Në qershor fansat e futbollit do të vihen përballë një tjetër ndeshje emocionuese, në një tjetër kompeticion.
Finalja e Champions League, mes Realit të Madridit dhe Juventusit do të luhet më 3 qershor në Cardif. Përsa i përket kësaj përballeje, UEFA ka vendosur që kryesor i kësaj sfide të jetë Felix Brych. Për bardhezinjtë kjo është hera e dytë që takohen me gjermanin, pasi më herët ai ka drejtuar dhe takimin mes Portos dhe Juventusit. Ndërkohë që Reali i Madridit nuk ka asnjë precedent me 41-vjeçarin.