Juventus, një Ferrari

Juventus' Gonzalo Higuain (L) jubilates with his teammates after scoring the goal (0-2) during Italian Serie A soccer match FC Crotone vs Juventus FC at Ezio Scida stadium in Crotone, Italy, 08 February 2017. ANSA/ALBANO ANGILLETTA

Të luash dy finale Champions-i në tri sezone do të thotë që të jesh pjesë e elitës së klubeve të Europës. Dhe nuk ka skuadër që e meritonte më shumë se ata faktin e të qenit finaliste më 3 qershor në Kardif, një sulm kundrejt trofeut të tretë kontinental në historinë e tyre, sepse sivjet, realisht, kjo është një skuadër shumë më ndryshe, shumë më e fortë dhe e sigurt sesa ajo e dy viteve më parë.
Vetë Masimiliano Alegri është i bindur se sivjet ka në dispozicion një skuadër më të pjekur. Më solide për ndeshjet e mëdha. Në Berlin ishin katër lojtarë në formacionin titullar që e kishin fituar Champions-in në karrierë (Evra, Pirlo, Morata e Tevez) dhe është po kaq e vërtetë që më 3 qershor, nga minuta e parë Juventusi do të ketë më pak të tillë personazhe (Alvesh, Khedira, Manxukiç).
Por sivjet ky debat shkon më lart dhe prek vetëbesimin e lojtarëve, diçka shumë më ndryshe… Sot, faktet flasin se Alegri ka në dispozicion një grup që kur zbret në fushë nxjerr zjarr nga sytë dhe e di se nuk është aspak inferior kundrejt Realit të Madridit. Dy vite më parë, përpara se të sfidonin Mesin me shokë, të gjithë shprehnin se duhej një mrekulli për të mbyllur Mesin me shokë, por sivjet Alegri e thotë hapur se Juventusi i ka të gjitha “armët” për të ngritur Champions-in.
Mes portës dhe qendërmbrojtësve, lojtarët janë të njëjtët. Në 2015-ën, Kielini ishte jashtë, luajtën Bonuçi dhe Barzalji në një 4-3-1-2. Por ndryshimi i jashtëzakonshëm ka ndodhur nga krahët, ku Lishtajner është rezerva një Daniel Alveshi fantastik, ndërsa Evra i larguar i kalon vendin një tjetër konkordi si Aleks Sandro. Dhe kur mendon se rezervat e repartit janë dy emra si Benatia dhe Rugani, me gjithë respektin për Ogbonën, por ky i sivjetshmi është një Juventus i një tjetër planeti.
Kuarteti Pogba-Pirlo-Markizio-Vidal, me kilianin që bënte shpesh edhe rolin e fantazistit, ishte zemra pompuese e atij Juventusi. Luhej me tre të palëvizshëm dhe me shumë shpërthime në thellësi të disa lojtarëve që numëronin secilin 5-10 gola sezonalë.
Ndërsa sot, i vetmi aktor surprizë nga mesfusha është Khedira, ndonëse ky Juventus i sivjetshëm zgjeron shumë lojën, duke shfrytëzuar të gjithë centimetrat e fushës dhe mund të mbështetet te një lojë e paparashikueshme e Dibalës që di të driblojë, të krijojë thellësinë dhe të godasë nga qendra në mënyrë të papritur, duke e bërë argjentinasin fantazistin e vërtet të skuadrës. Ajo e vitit 2015 nuk ka dyshime se ishte një mesfushë madhështore, por ky, edhe pse shumë i ndryshëm, nuk është aspak më i dobët, përkundrazi se ai i tri sezoneve më parë.
SULMI
Ky është një tjetër sektor i rritur në mënyrë eksponente. Kuadrado dhe Manxukiç janë lojtarët anësorë që ëndërronte Alegri dy vite më parë. Morata, sulmues i jashtëzakonshëm dhe i “qarë” nga të gjithë, nuk kishte vazhdimësinë dhe personalitetin e Paulo Dibalës, sidomos me goditjet e shumta nga jashtë zone.
Higuain dhe Tevez janë dy sulmues vështirë të krahasueshëm. “Apashi” shënonte dhe krijonte lojë në të gjithë fushën, ndërsa “Pipita” është i vetmi terminal ofensiv i një skuadre që nga janari 2017 e në vazhdim gjeti mënyrën për ta furnizuar në mënyrën më të mirë. “Vrasësi” i zonës së rreptësisë duhet të jetë më i përgatitur se kurrë, sepse këtë herë, ai nuk duhet të gabojë, por çdo rast që i paraqitet duhet ta finalizojë, për të ngritur Champions-in përballë atij Reali që e shiti pa shumë pengje te Napoli, 4 vite më parë…