Garay drejt largimit nga Valencia

Ezequiel Garay mund të ndërrojë fanellë për sezonin e ardhshëm. Sipas mediave spanjolle, Valencia e ka nxjerrë në shitje futbollistin, për kartonin e të cilit kërkon shumën e 30 milionë eurove. Për mbrojtësin argjentinas në “pole position” qëndrojnë anglezët e Chelsea dhe italianët e Interit. Zikaltrit e shikojnë 30-vjeçarin si alternativën e duhur për të zëvendësuar, Jeison Murillo, i cili në fund të sezonit do të largohet.