Ish-Kryeministri Sali Berisha pati një takim në zyrën e tij me ambasadorin e SHBA, Donald Lu. Në këtë takim u diskutua gjerësisht mbi situatën e rëndë në vend. Berisha theksoi se situata është shumë kritike sepse Edi Rama, pasi ka mbushur për qëllime elektorale vendin me drogë dhe e ka mohuar dhe mohon atë, pasi ka mbushur institucionet me kriminelë e po i liron nga burgjet dhe e ka mohuar dhe e mohon atë, pasi ka shndërruar administratën, të gjithë punonjësit e administratës dhe ndërmarrjeve publike në trupë elektorale të PS, ka vendosur të varrosë pluralizmin politik në Shqipëri. Në takim u diskutua gjerësisht mbi rëndësinë e vazhdimit dhe zgjidhjes me dialog të kësaj situate tejet të rëndë që përjeton vendi.
Të Fundit
Sipërmarrësit e HEC-eve takim me Bashën: 3 vitet e fundit, energjia...
Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi një takim me Shoqatën e Energjisë së Ronovueshme. Një nga sipërmarrëset, Anita Shushku paraqiti disa fakte me shumë...