Arsenali vazhdon të shpresojë për Champions

Arsenali ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Sauthemptonit me rezultatin 0-2. Autorët e golave ishin Sançez në minutën e 60 dhe Zhirud në minutën e 83-të. Me këtë fitore, “topçinjtë” e Arsen Venger vazhdojnë të shpresojnë për të kapur një vend në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm teksa renditen në vendin e 5-të me 66 pikë të grumbulluara në 35 ndeshje, 3 pikë më pak se Siti i vendit të 4-t.
Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi kanë treguar paraqitje shumë të mirë në fitoren 2:0 ndaj Southamptonit. Sipas Whoscored, Xhaka u vlerësua me notën 7.4, ndërsa Mustafi me notën 8.2 nga 10 sa ishte maksimumi.