“Benz-i” përfshihet nga flakët pranë stadiumit “Qemal Stafa”

Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e djeshme në kryeqytet. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit “Qemal Stafa”. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në makinë, ndërsa policia vijon hetimet për të zbuluar shkaqet. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ku flakët kanë përfshirë mjetin tip “Benz”.