Shoqata e Transportit: MTI gati të dublojë linjat, kontratat abuzive

Frika për eliminimin e linjave ekzistuese të transportit të udhëtarëve përmes dublimit të linjave është kthyer në shqetësim për Shoqatën e Transportit. Përmes një deklarate për mediat ata kanë ngritur akuza për kontrata të reja të lidhura abuzivisht ndërsa kanë kërkuar të jenë pjesë e konsultimeve. Dublimi i linjave të transportit vijon të mbetet një shqetësim për të gjithë poseduesit e linjave ndërqytetëse. Ata kanë ngritur shqetësimin se po bëhen gati nga Ministria e Transporteve disa linja të reja që do të dublojnë ato ekzistuese. Mariglen Poreci: Po përgatitet rrjeti i ri i linjave që ende nuk ka hyrë në fuqi, nuk është botuar në Fletoren Zyrtare. Linjat e reja dublojnë linjat ekzistuese, kjo është një negativitet shumë i madh, do të dëmtojë shumë rëndë këtë treg të transportit. Sipas Mariglen Porecit, përfaqësues i Shoqatës së Udhëtarëve, poseduesit aktualë të licencave për linja udhëtarësh duhet të bëhen pjesë e konsultimeve. Mariglen Poreci: I bëjmë thirrje ministrit që para se të miratojë këtë rrjet linjash të rinj të marrë në konsideratë mendimet e transportuesve. Sipas bashkive të ulet në tavolinë, qoftë edhe deri tek oraret e shërbimit të tyre. Vitin e shkuar, Ministria e Transporteve ka bërë edhe një ristrukturim të linjave të transportit me qëllim elimininim e linjave të dubluara duke i reduktuar linjat ekzistuese.