Rami e pranon: Më kërkon Marseille

Pas shumë përgënjeshtrimesh, Adil Rami më në fund pranoi interesimin e Marseille. Mbrojtësi i Sevilles, bëri të ditur se ekziston interesimi nga klubi francez dhe se agjentët e tij po merren me këtë çështje. 31-vjeçari tha se projekti i skuadrës nga “Velodrome” është shumë tërheqës dhe për të do të ishte një sfidë e bukur. Ai tha se e njeh mirë skuadrën dhe trajnerin Rudi Garcia dhe se kalimi në Francë do të ishte një sfidë interesante për karrierën e tij.