Ballina Aktualitet Porositi vrasjen e biznesmenit, Karçini dënohet me 5 vite burg

Porositi vrasjen e biznesmenit, Karçini dënohet me 5 vite burg

Ka zgjatur vetëm pak javë liria për biznesmenin e gazit Ilir Karçini. Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka dënuar me 5 vite burg Ilir Karçinin, i akuzuar se porositi vrasjen e biznesmenit Piro Bare. Ilir Karçini është pjesë e bandës së tritolit të vrasësit me pagesë Julian Sinanaj. Ai kishte apeluar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Por, Apeli la në fuqi dënimin ndaj tij, duke bërë që policia ta arrestonte ditën e djeshme dhe ta shoqëronte për në burg.
Tregtari i gazit Ilir Karçini, akuzohet për vrasje me paramendim në bashkëpunim e mbetur në tentativë, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ilir Karçini i kishte ofruar 150 mijë euro vrasësit me pagesë Julian Sinanaj për të ekzekutuar biznesmenin Piro Bare.
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, e cila e dënoi me 5 vite burg nga 3 që kishte dhënë Shkalla e Parë, Karçini është vetëdorëzuar në polici për të kryer pjesën e mbetur. Ai u akuzua se porositi vrasjen e mbetur në tentativë të rivalit të tij në fushën e gazit, Pirro Bare 3 vjet më parë.
Sipas akuzës, Ilir Karçini kishte paguar Julian Sinanajn 150 mijë euro për të vrarë Baren, një prej bosëve të hidrokarbureve në Durrës, ngjarje e parandaluar me arrestimin e grupit terrorist të Vlorës në 2014. Krimi do të kryhej në bashkëpunim me të pandehurit Genis Mëhillaj dhe Ndriçim Gjokona. Emri i tij u mësua nga dëshmia e Julian Sinanajt. Karçini u arrestua fillimisht më 1 shkurt 2014.
Në 2016, e ndërsa Gjykata e Krimeve të Rënda kishte dhënë dënimin me 5 vjet burg, tre javë më pasi në 3 gusht 2016 Gjykata e Shkallës së Parë pranoi ndryshimin e masës së sigurisë, pasi kishte kaluar gjysmën e dënimit në paraburgim.
Ndërkaq në vendimin e zëvendësimit të masës së sigurisë, Gjykata thuhej se Karçini nuk duhet të lëvizë nga banesa deri në momentin e dhënies që vendimit të formës së prerë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.
Emri i Ilir Karçinit të paktën mediatikisht dhe politikisht nuk është i panjohur. Ka qenë një prej emrave që është përdorur nga e djathta për të vënë nën akuzë ish-kryeprokurorin Theodhori Sollaku për tjetërsimin e një kompanie greke miliona euroshe që më pas e shndërruan nga “Viakel Gas” në “Prima Gas”, të cilën e zotëronte Ilir Karçini.

Exit mobile version