Chelsea prek titullin në Premier League

Britain Football Soccer - Manchester City v Chelsea - Premier League - Etihad Stadium - 3/12/16 Chelsea manager Antonio Conte and players applaud fans after the game Action Images via Reuters / Jason Cairnduff Livepic EDITORIAL USE ONLY. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or "live" services. Online in-match use limited to 45 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. Please contact your account representative for further details.

Chelsea përmbushi parashikimet duke fituar 3-0 ndaj Middslesbrough dhe tashmë është vetëm një javë larg zyrtarizimit të titullit kampion në Premier League. Në “Stamford Bridge” ekipi i Contes shfrytëzoi maksimalisht asistin që i dha këtë fundjavë Tottenham dhe përpara publikut të tij zgjidhi gjithçka mjaft shpejt kundër miqve që prenë biletën për në Championship. Blutë e Londrës vajtën në pushim me një epërsi të dyfishtë pasi Costa dhe Alonso patën shënuar të dy në minutat 23 dhe 34.
Në pjesën e dytë skuadra londineze jo vetëm që menaxhoi më mirë lojën, por gjithashtu arriti dhe të thellojë më tej diferencën me Matic që i vuri vulën takimit me golin e 3-0. Me këtë fitore Chelsea shkëputet 7 pikë nga Tottenham ndjekës dhe javën e ardhshme mjafton të bëjë minimalisht të njëjtin rezultat si gjelat për t’u kurorëzuar kampion, ndërsa Boro pas kësaj humbje u rrëzua zyrtarisht një kategori më poshtë.
Tre javët e ardhshme, Blutë e Londrës do të luajnë si udhëtues ndaj West Brom dhe më pas do të presin në fushën e tyre, Watford dhe Sunderland, me këta të fundit që kanë rënë matematikisht një kategori më poshtë dhe nuk kanë asnjë pretendim. Londinezët dominuan takimin dhe arritën të shënonin dy herë në pjesën e parë, me anë të Diego Costës dhe Alonsos. Në minutën e 65, ishte mesfushori serb Nemanja Matiç, që shënoi golin e fundit të takimit dhe vulosi rezultatin 3-0.
Në minutën e 84, ka vend në fushë edhe për liderin dhe kapitenin e Chelsea, John Terry, i cili është duke luajtur sezonin e fundit me këtë ekip. Mbrojtësi anglez zëvendësoi brazilianin David Luiz dhe u prit me duartrokitje nga publiku vendas, në shenjë nderimi për kontributin që Terry ka dhënë në sukseset e Chelsea. Kështu Chelsea, pas problemeve të shfaqura gjatë vitit të kaluar, rikthehet të zhvillojë një sezon fantastik, nën drejtimin e trajnerit italian Antonio Conte.