Ballina Aktualitet Shtetrrethim në Berat, nga kush ka frikë Rama?

Shtetrrethim në Berat, nga kush ka frikë Rama?

Kryeministri Rama ishte dje në Berat në kuadër të takimeve të tij me “të rinjtë që votojnë për herë të parë”. Ashtu si edhe në qytetet e tjera të vendit, janë marrë nxënës dhe të rinj nga qytete të tjera me autobusë për të mbushur sheshin ku do të zhvillonte mitingun Rama, por ajo që ra në sy ishte fakti se, Berati ishte në shtetrrethim. Forca të shumta policie dhe ushtarë të Gardës të armatosur kishin rrethuar qytetin e Beratit gjatë kohës që Rama po fliste në takimin e tij “me të rinjtë që votojnë për herë të parë”.
Sekretari i degës së PD Berat, Namir Lapardhaja shkruan në një postim në rrjetin social Facebook se, Kryeministri i vendit, Edi Rama, sapo është larguar nga Berati, qyteti prej mesditës ka qenë në rrethim të plotë. “Unë nuk e kuptoj se pse një lider kaq i madh e kaq i suksesshëm ka nevojë për masa të larta sigurie dhe për të pasur gjithë Gardën e Republikës dhe Policinë e Shtetit me vete? Rama edhe sot nga Berati vijoi me kokëfortësinë e tij për zgjedhje të njëanshme dhe pa opozitën me argumentin e të bërit shtet. Por për çfarë shteti e ka fjalën Edi Rama, sepse prej shekujsh përkufizimi i shtetit dhe politikës është sqaruar dhe është mëse i qartë. Nuk ka politikë pa palë në zgjedhje. Nuk ka shtet, pa respektuar opozitën dhe ata që mendojnë ndryshe nga ai.
18 qershori i Edi Ramës mund të ketë vetëm një kuptim: Rikthimin e Shqipërisë në diktaturë. Pas asaj date nuk ka nevojë më as për Parlament, as për qeveri, as për Gjykatë, as për Prokurori, as për Polici, sepse është vetëm ai, lideri i madh, i lavdishëm dhe i adhurueshëm. Por jo. Edi Rama bën mirë të reflektojë, të thellohet dhe t’i rishohë qëndrimet e tij ndaj opozitës dhe PD. Përndryshe, historia dhe koha do të jetë e pamëshirshme me të, ashtu siç ishte dhe u tregua me etërit e tij biologjikë dhe politikë”, shkruan Lapardhaja.
Berisha: Rama në Berat, përsëri gënjeshtra!
Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar ndaj mashtrimeve të Ramës ditën e djeshme në Berat. Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se, Rama në Berat; përsëri gënjeshtra, gënjeshtra dhe vetëm gënjeshtra! “Të dashur miq, sot Rama ishte në Berat, dhe pasi përveç një investimi në qendër të qytetit nga Fondi shqiptaro – amerikan, i filluar në vitin 2013, në inaugurimin e të cilit mori pjesë Fadil Nasufi për çka dhe Rama e ofendoi publikisht pse mori pjesë në inaugurim, ai nuk mund të ju tregojë beratasve asnjë investim tjetër.
Ai nuk ka përfunduar në katër vite akoma rrugën Lushnjë-Berat, që në zgjedhjet e vitit 2013 kishte jo më shumë se katër muaj punë për t’u përfunduar. Ndërkohë ai nuk ka përfunduar asnjë km rrugë nuk ka ndërtuar asnjë shkollë, spital, ujësjellës apo kanalizim, ka ndërprerë të gjitha financimet për fermerët i mashtroi ata për:
-heqjen e akcizës së naftës
-pesëfishimin e investimeve në bujqësi
-krijimin e 180 mijë vendeve të punës në fshat
-barazimin e pensioneve të fshatit me qytetin
Megjithë këto, sot Rama në Berat deklaroi njëlloj si në çdo vizitë tjetër se, këtë mandat, ai në Berat ka investuar më shumë se ç’është investuar në çerek shekulli.
Nihilizmi absolut është injorancë absolute.
Këtu më poshtë keni listën e investimeve në Qarkun e Beratit në vitet 2005-2013!”, shkruan Berisha.
INVESTIMET NE QARKUN E BERATIT
Politikat e PD ja kanë dalë ta vitalizojnë dhe ta shndërrojnë Beratin në një qendër ekonomike e turistike, me bujqësi dhe agroindustri të zhvilluar. Për këtë:
1. Në këto vite janë ndërtuar e rikonstruktuar mbi 600 km rrugë:( 70 km rrugë kombëtare; 105 km rrugë rajonale; 425 km rrugë në komuna e bashki.)
2. 60 shkolla të pajisur me kabinete moderne dhe salla interneti.
3. Universiteti privat me 5600 studentë dhe tarifa shtetërore.
4. 31 sisteme ujësjellësa e kanalizime, duke përfshirë Ujësjellësin Berat – Kuçovë 6 ml euro.
5. 46 Qendra Shëndetësore e ambulancë si dhe Spitali Beratit tashmë me pajisje bashkëkohore.
6. Në Sistemin e Energjisë Elektrike janë investuar 25 milionë euro për përmirësimin e kapaciteteve të rrjetit dhe janë kontraktuar ndërtimi 15 HEC-ve lokale.
7. Eshtë dyfishuar numri i bizneseve – në 5350 biznese nga 2820 biznese vitin 2005
Turizëm:
8. Eshtë rritur në 300 mijë numri i turistëve në qark nga 30 mijë në vitin 2005.
9. U përfshi Berati në UNESKO.
10. Janë restauruar kështjella, kalldrëmet dhe mbi 50 monumente dhe objekte muzeale përkundrejt 5 objekteve të PS.
11. Po përfundojnë rrugët turistike të Tomorit, Shpiragut dhe Kanioneve. (Ndërkohë E. Rama dhe A. Lame si ish-drejtues të Ministrisë së Kulturës nuk kanë lënë asnjë gjurmë në trashëgiminë e kësaj në këtë trevë).
• Për ringritjen e bujqësisë jane investuar 1.2 miliardë lekë.
– Janë subvencionuar 640 milionë lekë ose 30 herë më shumë se PS (19 milionë lekë.)
– Janë mbjellë 2600 ha me ullishte, pemëtore, vreshta, spërkatje e sera.
Rezultati:
– Kanë përfituar 6800 fermerë ose mbi 25 herë më shumë se socialistët.
– Eksporti i prodhimeve bujqësore është 3-fishuar në dy vitet e fundit
– Vetëm të ardhurat nga eksporti i perimeve llogariten mbi 7 milionë euro.
– Ka 23 fabrika që prodhojnë mbi 2, 500 ton vaj ulliri; 13 fabrika që përpunojnë fruta dhe perimeve dhe 5 kantina që prodhojnë 4 herë më shumë verë.
– Tashmë Berati ka 1,5 milion rrënjë ullinj, 1 milion dru frutor, 1.8 milion hardhi ose në total dy herë më shumë se në vitin 2005.
BASHKIA POLIÇAN
Në Bashkinë Poliçan kemi investuar miliona lekë në rrugë, shkolla, kanalizime, ambulanca, subvencione, thertore etj.
Vetëm gjatë vitit 2013 do të investohet:
• Rikonstruksioni i rrugës plotë Poliçan-Çorovodë–Hambell–Përmet.
• Asfaltim i rrugës Poliçan-Mali i Tomorrit për pelegrinazhin e bektashinjve.
• Ndërtimi Qendres polivalente dhe një kopësht fëmijesh.
Mbajtja në eficencë e kombinatit.
RRETHI SKRAPAR
Në Poliçan, Çorovodë, Vëndreshë, Bogovë, Çepan, Gjerbës, Zhepë, Potom janë ndërtuar:
• 100 km rrugë, 20 shkolla e kopshte, 29 Qendra Shëndetësore e Ambulanca, 22 Ujësjellësa e Kanalizime si dhe 3 investime mbrojtëse nga Lumi Osum.
• Janë subvencionuar 380 ha me arrorë, vreshta e ullinj dhe kanë përfituar 520 familje fermerësh.
• Janë nënshkruar kontrata për 7 HEC-e lokale me kapacitet 14 000 kë në Bogovë, Vlush, Faqekuq Nishovë e Vërtop.
Nga rrugët kryesore përmendim:
Rrugën e Kanioneve, rrugën Nishovë–Novaj, rrugën Dobrush–Përparim, Bogovë–Çorovodë, Unazën dhe rrugë në Çorovodë, në Poliçan si dhe rrugët në Vërzhezhë, Gjerbës, Buzuq, Çepan, Sharovë, Vëndreshë etj,
BASHKIA URA VAJGURORE
Në Bashkinë Ura Vajgurore janë investuar:
600 milionë lekë në ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve si:
Rruga Ura Vajgurore–Kuçovë, rruga Poshnjë-Ura Vajgurore. (Pjesë e Unazës së Shpiragut )
Rruga nga Shkolla e Mesm –Pashalli-Konizbalte etj
• 130 fermerë kanë përfituar nga subvencionet në pemëtari, vreshta, ullishte, blegtori, bletë dhe gjithsej.
Janë mbjellë 70 ha nga të cilat 46 ha me ullinj, 15 ha pemëtore dhe 9 ha vreshta.
Janë mbështetur 3 ha me ujitjen me pika si dhe janë mbështetur 3 parqe me 150 koshere me bletë.
• Investime në institucione shëndetësore 6 milionë lekë.
• Investimet në sistemet e KUZ arrijnë në vlerat e 30 milionë lekë.
INVESTIMET NE RRETHIN E KUÇOVES
Qeveria ka investuar për rrethin e Kuçovës:
– 13 shkolla e ambjente arsimore.
– 60 km rrugë.
– 10 ujësjellësa e KUZ.
– 5 Qendra Shëndetësore dhe Ambulancë.
– 1 milion euro në përmirësimin e rrjetit elektrik. Linja 110 kV Kuçovë-Uznovë.
– Subvencionuar 475 fermerë në 150 ha sipërfaqe me ullinj, vreshtari etj., në vlerë 15 herë më shumë se socialistët.
– Rritja e biznesit me 550 aktivitete më shumë. Tashmë kemi 1218 biznese nga 768 biznese në 2005.

R.POLISI

Exit mobile version