Shqiptari kapet në Itali me 80 mijë euro kokainë

Një 38-vjeçar shqiptar si dhe një grua italiane 50-vjeçare, janë arrestuar nga policia vendase, pasi u kapën me 80 mijë euro kokainë. Dy të arrestuarit u kapën në dalje të autostradës Brescia Centro, ndërsa në makinën e tyre tip “Fiat Bravo” u gjet një sasi prej 800 gram kokainë, e mbështjellë me letër celofoni.
Lënda narkotike mendohet se sapo ishte blerë, ndërsa do të shitej në tregun me pakicë, me të cilën do të fitonin rreth 80 mijë euro apo diçka më shumë. Arrestimi i tyre është vërtetuar nga gjykatat, ndërsa janë vendosur në pritje të gjykimit. Të dy ishin të njohur për policinë për shkak të precedentëve të mëparshëm që lidhen me trafikun e drogës.