Ballina Aktualitet Rama zëvendëson drejtorët e policisë me trafikantë droge

Rama zëvendëson drejtorët e policisë me trafikantë droge

Të gjithë drejtorët e Policisë dhe shefat e komisaritave janë zëvendësuar me zyrtarë policie që kanë drejtuar trafikun e drogës dhe me trafikantë droge. Denoncimi është bërë nga një oficer policie, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministri Berisha, ku publikon emrat e trafikantëve të drogës të emëruar në detyra të rëndësishme në polici. Berisha shkruan në një postim në Facebook se, Noriega zëvendësoi narko drejtorët me narko trafikantë të policisë! “Oficeri dixhital i policisë denoncon ngritjen në detyrë për shkak të narkotrafikut të Berti Nushit nga shef i Delta Forcës në Vlorë që niste vetë skafet e kanabisit në drejtor Policie në Fier. Josif Shtëmbari nga shef i parandalimit të kultivimit të kanabisit, në drejtor, sepse kontribuoi në kanabizimin e Shqipërisë.
Alfred Cepe, burri i kushërirës së Noriegës, pasi mbushi me sukses Elbasanin me drogë, emërohet në Durrës! Narkokomisari i klanit të kokainës së Xibrakës, Neritan Nallbati emërohet këshilltar special për kokainën i Narko ministrit Xhafa dhe narkokryedrejtorit Narko Çako etj.
Famozit Arben Skëndo, për mbulimin me sukses të kanabizimit të Shqipërisë i besohet posti i narko drejtorit të Korçës. Gjobvënësi famoz në Policinë e Bashkisë të Vlorës, Ardi Veliu emërohet narko drejtor i Tiranës”, shkruan Berisha, duke publikuar të plotë mesazhin e oficerit të policisë.
“I nderuar z. Berisha. Unë që po ju shkruaj jam një punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ju lutem mos nxirrni të dhënat se kam frikë se mund të më pushojnë nga puna.
Në radhë të parë dua t’ju uroj për fitoren në Kavajë dhe urojmë që të ndodhë ndryshimi sa më shpejt dhe të shpëtojmë nga hataja që na rrethon.
Po ju shkruaj për rrokadën e ashtuquajtur në Polici, e cila ka sjellë drejtues edhe më negativë dhe ka forcuar klanin e narkotrafikut të Haki Çakos dhe hajdutë votash të komunistit Xhafa. Ministri Xhafa dhe Haki Çako kanë caktuar drejtorë njerëz politikë dhe të lidhur me drogën.
Bert Nushi, lushnjari i Çakos është emëruar drejtor Policie në Fier. Ky deri dje ishte Shef i Delta Forcë në Vlorë dhe kishte për detyrë të kontrollonte trafikun e drogës nga deti në Vlorë, dhe në fakt i niste vetë skafet. Kushërira e tij, Lindita Nushi, është emëruar drejtore në Kufirin e Portit Durrës direkt nga Haki Çako me qëllim që të kontrollojnë shumë mirë trafikun e drogës nga Jugu në Portin e Durrësit. Linja e drogës do kontrollohet tani nga dy kushërinj me lidhje direkte me Çakon.
Josif Shtëmbari, që ishte deri dje shef i parandalimit të kultivimit të kanabisit për vitin 2016, sot është bërë drejtor se e di mirë ku duhet mbjellë dhe si vilen lekët.
Alfred Cepe, burri i kandidates së PS të Tiranësm Silda Cepe për çudi megjithëse Elbasani ka patur shtim të madh të prodhimit të kanabisit është ngritur në detyrë nga Elbasani në Durrës se aty duhet të vjedhë mirë votat e Gjushit. Gruaja e tij është kushërirë e Edi Ramës dhe kuptohet sa mirë do ruhen kutitë e votimit në 18 qershor.
Neritan Nallbati, ish-drejtor në Fier, por edhe në Elbasan i lidhur direkt me “Hakmarrjen për Drejtësi”, aksioner tek laboratori më i madh i drogës në Elbasan në Xibrakë është emëruar këshilltar i ministrit Xhafa dhe i Çakos, i duhet ta këshillojë mirë sesi prodhohet dhe transportohet droga.
Arben Skëndo, që deri dje na ishte drejtor i SHKB, një fundërrinë që i vinte gjoba gjithë policëve, duke i bërë presione dhe me parcela kanabisi të vetat në gjithë Shqipërinë është emëruar drejtor i Policisë Korçë ku kontrollon prodhimin dhe trafikun e drogës në atë zonë. Ky lugat sa ka nis punën në Korçë ka filluar me gjoba dhe me presione për lekë dhe vota te policët.
Ardi Veliu, ky klysh qelbës i Shpëtim Gjikës, rrjepës gjobash dhe ryshfetesh vartës direkt në Policinë Bashkiake Vlorë, anëtar i PS dhe i kthyer në polici në 2013, është katapultu drejtor i Policisë Tiranë si garant i ‘zgjedhjeve të lira dhe të ndershme’.
Ja pra zoti Berisha, këta narkotrafikantë të emëruar nga komunisti Fatmir Xhafa duhet të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme në 18 qershor”, shkruan oficeri i policisë.

R.POLISI

Exit mobile version