Dy shqiptarë në formacionin më të mirë në Zvicër

Gazeta më e madhe sportive në Zvicër, “Blick” ka publikuar formacionin më të mirë të javës së 31-të të Superligës, ku bëjnë pjesë e dy sulmues shqiptarë, Ezgjan Alioski dhe Albian Ajeti. Alioski shënoi për Luganon me penallti ndaj Baselit në barazimin 2:2, ndërsa Ajeti shënoi për St. Gallenin në fitoren 0-1 ndaj Lozanës.
Në formacionin më të mirë mungon sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, i cili shënoi një gol me dorë dhe u ndëshkua me karton të kuq për festimin e tij pas golit.