Destabilizimi nga Soros, vjen misioni më i madh i Kongresit

Victor Gaetan

Kryetari i Komitetit Ligjor në Kongres, republikani Bob Goodlatte, po udhëheq një delegacion prej 15 anëtarësh për një mision urgjent në Greqi, Bosnjë, Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe Itali, teksa evidencat tregojnë se favorizimi i kohës së Obamës vazhdon – në dëm të qytetarëve, institucioneve lokale dhe stabilitetit rajonal.
Delegacioni i Kongresit (i njohur ndryshe si codel) u nis të shtunën për një hetim dhjetë ditor gjatë pushimeve të Kongresit.
Një staf i komunikimit të Komitetit refuzoi të komentojë, për arsye sigurie.
Edhe pse gjashtë nga nëntë anëtarët që udhëtojnë janë republikanë – përfshirë konservatorët si Steve King (IA), Tom Marino (PA) dhe Jason Smith (MO) – natyra e udhëtimit jashtë vendit e bën delegacionin të ketë varësi nga Departamenti i Shtetit; në këtë rast, ambasadorët në secilin vend janë të emëruar të administratës së Obamës, të cilët vazhdojnë të zbatojnë politikat e trashëguara.
Është e vështirë të imagjinohet se delegacioni do të marrë informacion të paanshëm nga ambasadat që kanë qenë shumë ndërhyrëse në politikën lokale, sipas komuniteteve të rëndësishme në çdo vend.

Prokurori i Përgjithshëm kundër ambasadës së SHBA në Tiranë

Një ndërhyrje e keqe u shfaq gjatë këtij viti midis zyrës së kryeprokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, një institucion kombëtar i pavarur dhe ambasadorit amerikan, Donald Lu.
“Kryeministri Edi Rama, mbështetur nga ambasadori i SHBA, ka shkatërruar pavarësinë e gjyqësorit tonë”, deklaroi një prokuror duke folur nga Tirana me telefon për “The American Spectator”. “Nën flamurin e reformës gjyqësore, ata po arrijnë ta politizojnë atë”.
Edi Rama, udhëheqës i vjetër i Partisë Socialiste, është mik i ngushtë i George Soros, rrjeti i të cilit është thellësisht i përfshirë në Shqipëri, duke bashkëpunuar me ambasadën e SHBA në projekte të shumta, duke përfshirë një projekt prej 8.8 milionë dollarë të USAID në … besoj e kuptoni që bëhet fjalë për projektin e Reformës në Drejtësi.
“Kur shprehëm mendime profesionale, të ndryshme nga ambasada e SHBA – mendime profesionale për mënyra të ndryshme, Lu u zemërua”, tha prokurorja, e cila dëshiron të mbetet anonime.
Ajo shpjegoi se Komisioni i Venecias, i kontaktuar për të ndihmuar nëse propozimet ishin të pajtueshme me të drejtën evropiane, shpesh u rreshtua me prokurorët shqiptarë në debatin teknik.
Prokurorja shtoi se zyra e saj u përpoq t’i jepte përparësi trafikut të drogës dhe kriminalitetit, çështjeve kryesore në Shqipëri, ndërsa ambasada e SHBA mohoi kultivimin masiv të kanabisit dhe trafikun “jo si një problem i SHBA”.
Donald Lu ndëshkoi prokurorët dhe gjyqtarët që nuk u pajtuan me të, duke u revokuar vizat amerikane për 70 gjykatës dhe prokurorë, sipas kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Në përgjigje, Llalla shpërtheu ndaj ambasadorit Lu, duke e akuzuar atë për manipulim dhe shantazh, në një letër të ashpër të postuar në faqen e internetit të zyrës së tij dhe në një konferencë për shtyp të mbajtur në shkurt.
Llalla gjithashtu e akuzoi Lu se, u përpoq të ndalojë zyrën e tij nga hetimi i praktikave korruptive të firmës kineze, Bankers Petroleum.
“Washington Times” pati bërë një shkrim kryesor mbi këtë konflikt tre muaj më parë, të titulluar: “Departamenti i Shtetit i infektuar nga Soros luan lojëra në Shqipëri”.

Kriza në krye të krizës në Greqi

Saktësisht si në Shqipëri dhe Maqedoni, qeveria e SHBA mbështet hapur një lider të ri të majtë në Greqi, që zbaton politikat polarizuese si kryeministër dhe kreu i partisë Syriza (një koalicion i krahut të majtë të partive radikale).
Në turneun e tij të fundit evropian, Presidenti Barak Obama vizitoi Athinën për të parë kryeministrin e krahut të majtë grek, Alex Tsipras, koherent me shprehjen marksiste, që SHBA pajtohet plotësisht: institucionet multilaterale të huadhënies duhet të tregohen më të mirë me qeverinë e tij.
Obama ishte aq i kujdesshëm dhe mbrojtës i Tsiprasit aq sa Bill Klinton kur kryeministri vizitoi Nju Jorkun për të marrë pjesë në një iniciativë të Clinton Global Initiative në shtator 2015.
Megjithatë, liberalizimi i menjëhershëm i politikës së imigracionit nga Syriza kur mori pushtetin në vitin 2015 është faktori më i rëndësishëm në krizën e refugjatëve jashtë kontrollit që ka tronditur dhe rrezikuar Evropën.
Brenda pak muajsh nga marrja e pushtetit, një ministër i Syriza njoftoi se qeveria do t’i kthente qendrat e paraburgimit të refugjatëve në qendrat e mirëpritjes dhe do të ndërpriste një politikë agresive të identifikimit dhe deportimit të emigrantëve të paligjshëm.
Në katër muajt pas deklaratës së qeverisë në prill të vitit 2015 se të gjithë refugjatët sirianë do të merrnin dokumente për udhëtimin e ardhshëm në Evropë, ardhjet u rritën me 721%.
Edhe tani, migrantët vazhdojnë të vijnë nga Turqia – një vend që ende nuk e ka shtëpinë e vet financiare në rregull.
A mund të besohet ambasadori i SHBA kur t’i tregojë delegacionit të republikanit Goodlatte mbi grupin katastrofik të krizave të Greqisë?
Me siguri jo. Ambasadori Geoffrey Pyatt ishte dërguar në Athinë vitin e kaluar pas një caktimi trevjeçar në Kiev, ku ai u konsiderua gjerësisht i dobishëm për ata që promovuan një grusht shteti, përfshirë George Soros.
Pyatt është më i njohur, ndoshta, si marrës i thirrjes telefonike famëkeqe të ndihmëssekretares së Shtetit, Victoria Nuland “Fuck Europe!”.
Megjithëse Nuland dha dorëheqjen pas zgjedhjes së Presidentit Donald Trump, zëvendëssekretari i dytë i saj për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Hoyt Brian Yee, është njeriu përgjegjës për politikën e Departamentit të Shtetit në Ballkan.
Ai vazhdon të udhëtojë shpesh në Ballkan edhe pse vetëm pak javë më parë, presidenti maqedonas nuk pranoi të takohej me të. Kaq i mërzitur është ai me manipulimin amerikan në vendin e tij.

Kosova

Yee u prit me entuziazëm nga zyrtarët në Kosovë, ku presioni amerikan – dhe një fushatë bombarduese – sollën krijimin e shtetit të vogël prej 1.8 milion banorësh. (Gazetari i luftës i Ballkanit, Masha Gessen thotë se bombardimi i NATO-s ndaj Serbisë më 1999 pa konsultuar Rusinë, krijoi një precedent për ndërhyrjen e Rusisë në Krime).
Sidoqoftë, edhe në Kosovë, zyrtarët lokalë po i nënshtrohen direktivave të SHBA-ve, të cilat duket se veprojnë në mënyrë të vazhdueshme në publik, sesa në mënyrë diskrete ose diplomatike.
Për shembull, Yee shkoi në Prishtinë në fund të marsit për të urdhëruar krerët kombëtarë, që donin ta kthenin forcën e sigurisë së vendit në një ushtri formale, që ta “tërhiqnin ligjin nga tryeza”.
Nëse SHBA nuk donin që Prishtina të krijonte një ushtri, pse dreqin kemi trajnuar dhe inkurajuar ata për vite?
Është e lehtë për ambasadorin e SHBA-së, Greg Delawie të postojë video të vështira në YouTube, në të cilën ai lufton si një klloun, ndërsa diskuton projektet antikorrupsion, por siguria nuk është shaka për njerëzit që jetojnë në Ballkan.

Keqadministrim në Bosnje

Një tjetër ambasador i SHBA, i cili duket se preferon diplomacinë amatore, diplomacinë #hashtag përmes mediave sociale dhe rrëmujave publike me zyrtarë të nivelit kombëtar, është ambasadorja e SHBA në Bosnje-Hercegovinë, Maureen Cormack – një vend tjetër që SHBA ndihmoi në krijimin e tij, ku taksapaguesve amerikanë u janë faturuar 1.6 miliardë dollarë ndihma.
Brenda një jave pas mbërritjes në vend në vitin 2015 ajo publikoi një blog që merrte programin mësimor të Bosnjes, duke e akuzuar atë si diskriminues dhe etnikisht ndarës.
Më falni, ambasadore Cormack, por ishte qeveria e SHBA ajo krijoi një komb mbi ndarjen etnike në Marrëveshjet e Dejtonit, kështu që … mirëseerdhët në postën tuaj.
Këtë vit, përplasja e saj shkallëzuese me kreun serbo-boshnjak Milorad Dodik, president i rajonit autonom serb, Republika Srpska – një marrëveshje problematike republikane brenda vendit – arriti nivele të reja: ajo përdori thesarin e SHBA-ve të godasë presidentin me sanksione ndaj festës ortodokse serbe të 9 janarit, ditën e Shën Stefanit. Në kundërpërgjigje, ai e shpalli atë “një armike të serbëve, që nuk është e mirëpritur në Republikën Srpska”.

Punë e mirë

Në përgjithësi, ambasadorët e kohës së Obamës kanë arritur të ushqejnë tensionet etnike (sidomos në Maqedoni dhe Bosnjë), duke promovuar favoritë politikë të bartur nga e kaluara – kryesisht socialistë dhe anëtarë të rrjetit George Soros (Shqipëri, Greqi, Maqedoni) – ndërsa kanë bërë armiq zyrtarë, të cilët ndjejnë se e dinë çfarë është më e mria për vendin e tyre (Shqipëri, Bosnje, Kosovë, Maqedoni).
Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson njoftoi javën e shkuar se Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë më mandat për t’u imponuar vendeve të tjera që të adoptojnë vlerat e SHBA.
Ambasadat tona në Ballkan në mënyrë të qartë nuk e kanë marrë memorandumin.

Rama provokoi një krizë të thellë në Maqedoni

I pakënaqur me keqmenaxhimin e vendit të vet, Edi Rama ka arritur në Maqedoninë fqinje, duke provokuar një paqëndrueshmëri të thellë në një përpjekje agresive për të ndihmuar kolegët socialistë dhe shqiptarët e tjerë myslimanë.
Ambasada e SHBA konsiderohet gjerësisht si mbështetëse e Partisë Socialiste në Maqedoni, ashtu siç ndodh në Shqipëri.
Rama mblodhi në një takim krerët e tri partive politike maqedonase-shqiptare (rreth 15-20% e Maqedonisë janë shqiptarë etnikë) dhe hartuan të ashtuquajturën “Platformë e Tiranës”, një dokument i rrezikshëm separatist që kërcënon identitetin e Maqedonisë.
Këto parti shqiptare pastaj hynë në koalicion me socialistët maqedonas dhe po kërkojnë të drejtën për të formuar një qeveri të re – kundër partisë konservatore VMRO-DPMNE në pushtet, e cila, deri në krizën aktuale, ka menaxhuar ekonominë më të suksesshme të tregut të lirë në Ballkan.
Në të gjithë vendin, maqedonasit po protestojnë në masë kundër platformës së Tiranës dhe kundër ambasadorit Jess Baily, të konsideruar të anshëm me VMRO. Kohët e fundit, konflikti shpërtheu brenda Parlamentit.
Përsëri, shumica e zyrtarëve lokalë kanë përparësi të ndryshme nga ambasada: maqedonasit kanë vuajtur shekuj inkursionesh nga fqinjët. Ata janë të shqetësuar kryesisht për sigurinë, ndërsa amerikanët po ushqejnë paratë e OJQ-ve për “mobilizimin” dhe “aktivizimin”.
Siç shkruante lideri amerikano–maqedonas, Bill Nicholov në fund të prillit, “Departamenti amerikan i Shtetit dhe ambasada e SHBA në Maqedoni janë … duke ndërhyrë në punët e brendshme të Maqedonisë dhe kanë bërë kërdinë me sulme ndaj origjinës dhe sovranitetit etnik të maqedonasve”.
Nicholov i lutet Presidentit Trump që të ndryshojë kursin në vendin e vogël, në veri të Greqisë.

“The American Spectator”