Denoncimi: Policia bën fushatë për kandidatin e PS

Policia është e depolitizuar dhe sipas ligjit duhet t’i qëndrojë larg politikës, por dy punonjës policie janë fotografuar duke bërë fushatë për kandidatin e PS në Tepelenë. Megjithëse kryeministri Rama ka mohuar çdo lidhje të mundshme të policisë me zgjedhjet efektivë të policisë, me uniforma, janë pjesëmarrës në prezantimin e kandidatëve të PS për deputetë në Memaliaj.
Denoncimi është bërë nga ish-kryeministri Berisha në faqen e tij në Facebook, ku ka publikuar edhe foton. “Çunat e Krimit të Narko-Policisë, në takime elektorale të paraqitjes së Narko-kandidatëve!”, shkruan ish-kryeministri Berisha. Kjo foto është edhe përgjigja më e mirë e kërkesave të opozitës që kërkon qeveri teknike, pasi e para që do të përfshihet drejtpërdrejt është Policia e Shtetit. Forcave të policisë u ndalohet me ligj që të bëhen pjesë e fushatave elektorale.

Leart Duro përgënjeshtron po me Leart Duron

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar pas përgënjeshtrimit të kandidatit të PS për pjesëmarrjen e policisë në hapjen e fushatës elektorale të tij. “Qytetari dixhital përgënjeshtron Leart Duron po me Leart Duron! Kështu, pasi lexoi statusin e Leartit, në të cilin ky i fundit hedh poshtë akuzën e qytetarit dixhital, sipas të cilës në fushatën e tij elektorale marrin pjesë çunat e krimit dhe ndër të tjera thotë se fotoja është shkrepur me dt 2 maj në festën e Teqes së Çërrilës si i ftuar i babait të Teqes (lexoni më poshtë statusin e tij të plotë), qytetari dixhital hedh poshtë pretendimin e Leartit po me fjalët e vet Leartit.
Kështu në reagimin e tij i poston Leartit statusin e Facebookut të tij të dt 2 maj ora 17:53, kandidati për deputet shkruan tekstualisht: “S’mund të sjellë tjetër veçse mbarësi nisja e fushatës në festen e vendit të mirë të Çërrilës”. Në mesazhin e tij ai njofton se Learti ka qenë dhe menaxher i firmave piramidale dhe se kunati i tij, prokurori Arben Pasha është mik në FB i Noriegës së Shqipërisë (lexoni mesazhin e tij)!”, shkruan Berisha.
“Përshëndetje doktor. Ju uroj shëndet dhe punë të mbarë.
Lidhur me përgënjeshtrimin nga Leart Duro të lajmit që botuat ju në FB për përfshirjen e Policisë së Tepelenës në fushatën elektorale të Laert Duraj sqaroj sa vijonë: Unë kam parë në Facebook një status të këtij të fundit ku shprehet se nuk ka fillim më të mirë të fushatës se sa kjo festë. Kështu që qytetari dixhital ka thënë vetëm ato që ka shkruar vet Learti. Laert Duraj është baxhanak me drejtuesin e Prokurorisë Gjirokastër Arben Pasho (super i majtë, emërtesë e Ina Ramës, dekretuar nga Bamir Topi dhe shok në Facebook me Edi Ramën). Arben Pasho është i njohur për shkrimet e tij publike të majta kundër shtetit dhe stabilitetit në periudhën e trazirave 1997 megjithëse ishte prokuror dhe karriera e tij e ndritur pas 1997. Bashkalidhur dhe foto e faqes së Laert Duraj.
Ju lutem anonim se ky është njeri i rrezikshëm. Këtu flitet se Bledi Çuçi i ka marrë 500 mijë euro për t’i garantuar kandidimin në listë si deputet i PS ky është hequr si doganier në 1999 për kontrabandë kafeje, është aksionist me Ggramoz Ruçin e nipin e tij, Elidon Malaj, në rrjetin e karburanteve blu point, që është nipi i Gjolek Malaj, pra ky është kandidati i PS për Qarkun e Gjirokastrës, tani ka dalë një e dhënë e re që në 1996 ka qenë në listën e PS, Laert Dura ka qenë menaxher në firmat piramidale në Vlorë, plus ato që shkruajta më lart mik i dashur publikoi”.
Statusi i plotë i Laert Durajt që përgënjeshtron qytetarin dixhital
Përshëndetje!
Dëshiroj t’Ju informoj në lidhje me lajmin e përhapur në disa portale, ku hamendësohet përfshirja e policisë në fushatën time zgjedhore si kandidat për deputet, Qarku Gjirokastër, Bashkia Memaliaj.
E vërteta është fare e thjeshtë. Foto është shkrepur në pasditen e datës 2 Maj, në festën e Teqesë së Çërrilës.
Unë ndihem shumë i nderuar që kam marrë pjesë në këtë festë si ftuar i Babait të Teqesë. Ashtu si e do tradita e zonës, dera është e hapur për të gjithë, ndërsa vendet përcaktohen nga i zoti i shtëpisë.
Kështu, çdo insinuatë në lidhje me përfshirjen e policisë apo çdo lloj strukture tjetër policore është thjesht keqdashësi. Ndihem i habitur që vrulli për të njollosur këtë proces zgjedhor nuk ndalet as para vendeve të shenjta. Megjithatë, kam bindjen e plotë që ky proces do të jetë i pari brenda standarteve europiane, duke na çuar drejt Shqipërisë Europiane, drejt Shqipërisë që duam.