Mediu: Qëndrimet e njëanshme thellojnë krizën

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, ka reaguar dje ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel që ka bërë në Tiranë lidhur me protestën e opozitës. “Qëndrime të njëanshme vetëm e komplikojnë situatën dhe krijojnë kushte shumë të vështira për dialog. Për ne është e domosdosdoshme një qeveri teknike që të garantojë zgjedhje të lira pa lidhje me krimin”, tha Mediu. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe aleati i të majtëve, LSI. Përmes një deklarate për mediat Luan Rama tha se, “deklaratat që nuk janë të balancuara nuk ndihmojnë në zgjidhjen e situatës. Problemi është krijuar këtu, si rezultat i papërgjegjshmërisë politike të shqiptarëve, ndaj duhet të marrë zgjidhje këtu”. Të njëjtin qendrim ka mbajtur edhe LSI. Luan ka reaguar në lidhje me deklaratat e dy ditëve më parë të ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel sipas të cilit zgjedhjet e lira në Shqipëri në kushtet aktuale nuk janë të rrezikuara. Luan Rama i cilësoi deklaratat e ministrit gjerman si të njëanshme dhe të padobishme për aq kohë sa këto deklarata nuk ishin aspak të balancuara. “Qëndrimet e ndërkombëtarëve janë të dobishme për aq sa janë të balancuara dhe konstruktive. Çdo njëanshmëri nuk ndihmon në zgjidhjen e situatës. Problemi është krijuar këtu, problemi është krijuar për shkak të papërgjegjshmërisë politike të shqiptarëve dhe zgjidhja duhet të vijë nga dominimi i arsyes dhe i vetëdijes që interesat e vendit janë prioritare”.